Mosha: mesatarisht mbi 15 vjec.
Emri: Rock'n'Roll
Origjina: Sh.B.A
Tipare: i rrezikshem, i shpejte, nuk do donit qe vajza juaj te dilte mbremjeve vetem, llafe te pista, seks, substanca ilegale, alkol, volum i larte, rroba te zhubravitura, vone, vone, teper vone per tu kthyer ne shtepi...
Ne boten ku jeton ky Nick Waterhouse nuk behet fjale per te njohur Beatles-at-komerciale (keto nuk ishin akoma katapultuar nga Britania dhe askush nuk i perfillte!).
Ketu jemi ne aktin vjedhes qe 'te bardhit' i bene 'te zinjve' (blues).
'Nje pisllek i gjalle' - do thoshte babai. Nena, perkundrazi, do vleresonte eskluzivisht tundjen ne pjeset e poshtme qe do i shkaktonte muzika qe do degjonte nder vite...
Djaloshi qe procesoj, nuk ben shpikje artistike, eshte rritur ne eren teknologjike ku ne bejme pjese (no revival); thjesht rikrijon tinguj. Dhe mjaft e rendesishme: kenaq!
Nuk dua te ekzagjeroj, por ky albumi (Time's All Gone, 2012) eshte per tu ruajtur me prepotence poshte jastekut, do shtrenguar fort per faktin se jo shpesh sot i rikthehemi disqeve te prinderve (fajtor edhe cilesia e regjistrimit!).
Dhe jane po ato prinder te cilet rregullonin naten antenat e TV shteteror per te pare programe te huaja osè.
Nejse, me kete muzike s'ka nevoje te shkojme ne ndonje lokal pseudo-amerikan per tu hardallosur pas fuqise se baterise te atij djalit me prerje flokesh si-Fifties; mjaft te ngrejme volumin dhe... te tundim bythet!
Dhe nuk do jete aspak e veshtire!
holy shit, mahnitje totale.
ReplyDeleteflm