05 January, 2013

GODSPEED YOU! BLACK EMPEROR - ALLELUJAH! DON'T BEND! ASCEND! (2012) // METHOD OF WRITING THROUGH FEELING




















[Te shkruash muzike nepermjet ndjenjes]
Kam proven tani: ka gjera ne jete te cilat i shpetojne shpjegimit tone. Dhe nuk po flas ketu per shenjen se cfare do te thote kur sheh dy here te njejtin lepur, naten, qe te vrapon para kembeve me shpejtesine e drites!!!
Po, eshte pikerisht keshtu. U mundova gjate, u perpoqa te arsyetoja, e mora si nje sfide intelektuale, por eshte me e forte se mua: (edhe njehere, pas dhjete vjetesh!) keta Godspeed You! Black Emperor (GY!BE) jane te zote, ndoshta tejmase edhe per veshin tim (ndotje akustike)!
Perballe kesisoj bukurie shpirti keputet, zemra vibron dhe trupi ngrihet lehte mbi krahet e zhurmes-se-organizuar-ne-tinguj (ne shume dimensione!).
.
.
Ne fillimet e tyre, keta instrumentaliste kanadeze (origjina nga qyteti francez i Montreal-it), udhehiqeshin nga kitaristi (jo se te tjeret nuk ishin!) Efrim Menuck; nje tip mjaft interesant qe fluturonte ne pelhura te dendura muzike underground, perhumbje ne grupet e erreta japoneze te viteve '70, recitime ne frengjisht, regjistrime te vecanta audio e eksperimente multidisiplinash... 

















[Premise] 
'Mladic' nuk eshte nje gjurme dosido: merr jete progresivisht, qendron nje fije (tensioni?) lart ujit te zi te oqeanit, naten! Konflikti emocional sapo do filloje... Bukuri kreative kostante apo qendrese e shpirtit? Pak rendesi ka: nje stuhi pluhuri zanor do te shkaterroje gjithcka. Duhet nje mendje e hapur per te rikonceptuar nga e para. E te mendosh se ne fund vetem sa do te te preke me gisht. Nga shume larg. Si nje komete ne zjarr!
Energjia (albumi i fundit, Allelujah! Don't Bend! Ascend! eshte ndoshta me agresivi dhe me forti per nga forca qe shpreh dhe thith!) nuk lind nga Hici, thjesht ekziston! Gjendet ne hapesire (ne heshtje?) dhe nga kjo trasformohet...
Ka edhe energji negative, fakt ky. Si ky negativitet i panjohur perqendrohet, te kundervihet (ty) dhe te djeg kraherorin gradualisht perben misterin dhe mrekulline e asaj cfare ndodh ndersa degjon/perjeton 'Mladic'...

2 comments:

  1. fillimisht kjo gjurme titullohej 'albania' me referim ngjarjeve/krimeve te tmerrshme ne kosove, por me pas e ndryshuan ne mbiemrin e frikshem (ratko 'mladic')...
    ja dhe pershkrimi im i energjise negative (urrejtja?)...
    fotografia me kujton filmin 'the hurt locker' te bigelow, por ke te drejte; te fiksohet ne mendje ajo kubeja (sa referime, eh)!
    gjthsesi grup serioz post-rock dhe larg normave te muzikes se sotme...

    ReplyDelete