18 January, 2013

LIMBO [GAME] - LOJA GJENIALE QE RINDEZ TRURIN













Nje rikthim mbrapa apo gjetje gjeniale?
Nuk e di, por po te shohesh grafiken e kesaj loje, te kujton menjehere puzzle-t 2D te kompjuterave te pare ne vitet '90 (per ne consolle ishin kompjuterat!); ngjyrat bardhe e zi ose ne nivele gri, zhurma konkrete, hije dhe nje ambjent si neper enderr (horror?), vetem nje djalosh qe ka mbetur ne kete dimension te realitetit ne harrese te plote, perbindesha qe te vrasin ne menyre brutale, kurthe e kushte prej vetmie/ankthi per te shpetuar gjalle nga situata mentale gati te semura, por fantastike.
Kjo loje eshte perfekte!
Luan per te ndihmuar djaloshin per te rigjetur motren e tij, duhet te vrasesh trurin per te evituar kurthet e per te kaluar me sukses rreziqet qe te presin rruges, lufton kunder merimangave, krimbave gjigante e dhembeve te krijesave misterioze qe duken se vijne nga tmerri, llogarit plane, sajon rrugedalje, fut ne pune logjiken vazhdimisht, KENAQESH nga fillimi deri ne fund...
Por kujdes: hipnotizimi nga kjo loje ndodh sa hap-e-mbyll-syte! Dhe vetem telashe te presin, pastaj.


















[Limbo u krijua ne 2010 nga nje grup programatoresh daneze me emrin Playdead dhe u leshua per here te pare ne korrik te po atij viti. Tashme eshte i disponueshem per Xbox, Play3, PC/Mac.
Nje vit me vone fitoi cmimin per tekniken me te shkelqyer nga Indipendent Game Festival!
Ketu faqja zyrtare: http://limbogame.org/

1 comment: