14 November, 2013

MULATU ASTATKE DHE ETHIO-JAZZ ME NGJYRA TE BUTA

'The ideal way  to explore multiple forms of music is through jazz...'

Nje qe ia doli mbane vetem. Studjoi ne Londer ne vitet '60 dhe qe me fat se ato ishin vitet me te bujshme ne Londren-qender-te-muzikes-boterore! Luajti me John Coltrane, Dizzy Gillespie, Duke Ellington e Miles Davis (heronj e rinise) dhe u be me shume vonese i famshem nga regjizori Jim Jarmush dhe filmi i tij Broken Flowers (2005).
I pari afrikan qe u regjistrua ne Berklee College of Music dhe mbeti menjehere i terhequr nga muzika jazz dhe improvizimet e llojit. 
Qe ne fillim perzien prejardhjen e ritmet afro me latino-n duke i dhene ngjyra multitonalitetesh muzikes ne dy albumet e para. 


















Shpirti etiop del ne pah kur melodi (gati) fetare afrikane (pjesa lindore e kontinentit) luhen me dymbedhjete tonet e jazz-it afroamerikan (albumi Sketches From Ethiopia). Shkrirje e shume tingujve, ku natyrisht instrumente rurale nga folku (si flauti prej kallamit te bambu-s) i japin ngjyre tjeter muzikes se maestros.
Jarmush njehere ka thene: "Ishte si te degjoje hip-hop-in per here te pare; dicka komplet e re, por njekohesisht te dukej familjar..."
Behet keshtu babai i ethio-jazz-it; ajo forme e strapelqyeshme e jazz-it qe duket kolone zanore e nje filmi modern/ekletik bardhe e zi sot (shto ketu faktin se sherben si frymezim edhe per Nicolas Jaar).
Gjithnje ne levizje, dinamik, i mbyllur si sound, por funky, ciklik e i embel nga tastierat e instrumentet paemer per ne; babai i ethio-jazz-it me ne fund luajti muzikat qe pelqente me shume!
Ka shume per te folur per kete artist, por eshte me e shpejte te degjojme dicka ne sfondin e pikturuar plot me ngjyra te buta.
Njeqind dite te tjera keshtu!



No comments:

Post a Comment