Nje nga kenget me te bukura te llojit qe une kam degjuar kohet e fundit.
E forte si fraze, po e mendoj me te vertete! Kolektiv nga Los Anxheles-i me nje nuhatje te mirefillte, mjaft gazmore e origjinale te zhanrit pop; nuk eshte pop perendimor, ose me mire, nuk eshte deri ne fund, te sposton me ritmet afro-kongo (Kongo, Etiopia sidomos, Eritrea po ashtu) dhe liriken e bute shume-zerash qe shpesh shoqeron muziken alegro-te-sinqerte aq shume te ndjeshme.
Nje vend i rehatshem (hotel) e i sigurte per surprize ("Surprise Hotel"); titullohet keshtu gjurma ne fjale, nje sfond per cifte te dashuruarish, aventure intime, per tu degjuar me altoparlantin e celularit mbi krevat (OST e filmit Like Crazy), apo nje histori e re e koheve tona, po me gjeste 'te vjeter', le te themi 'demode', perpjekje dhe mirekuptime dypaleshe qe vetem kush ka provuar te ve baste ne ndjenja i kap...
Pa u zgjatur ne pershkrime gjysme-personale, i kthehem muzikes; nje gjurme e plote (zgjat me shume se 6min) dhe ruan me te vertete nje surprize...
Shpejtesi qe ndryshojne, ritme qe depertojne ne nenkultura te tjera larg, te peraferta (latino-bije-afrikane?), fton per kercime te kontinenteve 'jugore', nje shkundje psiko-fizike e pelqyeshme per kedo qe guzon. Nje kenaqesi po ta perqafoni!
Nje kenge, per mua, enciklopedike, pa shume tekst, po me nje muzike qe ngjit shume pjese te nje misteri (mozaik?) te mrekullueshme qe quhet RITEM!
Quaje "Floriri i nje budallai"!
No comments:
Post a Comment