Kur publikova post-in me fatlumet Gotye ca vite me pare (eh po, kaluan shpejt!), nuk mendoja kurre se ai (elektro) pop do gelltitej nga masat me aq nxitim. Shume arsye e kushte luajten rol. Nje nga keto padyshim ishin mediat sociale qe e hodhen si me katapulte ne cdo aparat qe trasmetonte vale...
E megjithate, ky fenomen nuk ndodh me cdo gjurme me po aq peshe ritmike, vecanti vokale e numra elektronike (flas per kombinimet e notave ne tastiera).
Sidomos, jane ca vende anglishtfoles (ose e preferojne ne tekst), te cilet sikur kultivojne me shumice kesisoj artistesh: permend ketu Australine, Skandivanine dhe Angline. Artiste si Austra, La Roux (ketu me te fuqishmen "Quicksand"), Robyn ruajne nje shije retropop ne muziken kalimtare (se nuk e kane te gjate bishtin!) me popullore ne bote.
Por meritojne nje ndalese ne degjim; fale bagazhit muzikor qe trashegojne edhe nga supergrupe "te moshuar" qe luanin ne kohen kur kasetat e MTV-ja pararendnin ne tendenca.
Stili minimalist e besimtar i nje kredo-je (a zgjedhje komerciale), si psh ajo e ruajtes e nje zhanri edhe pse ne dukje risjellje e shplare me llak ekzaktesisht e viteve Nentedhjete, ose (tjeter), i mos perdorimit tejmase te kompjuterit ne perpunim. Tipar mund te jete edhe shfaqja eskluzivisht ne kolona zanore filmash kulti, gjithsesi me vemendje te vecante kundrejt modes...
Ka plot, po rasti (edhe ky vjen nga UK!) qe mu kujtua shpejt eshte ai i duos Kaleida me "Think" (ne 2014).
Nostlagji me prerje delikate evropiane e pelqyeshme si sfond urban, romance me nur kembengules solitar (i harruat ju Chromatics?).
"Mendohuni"!