Titulli:
Badlands. Viti: 2011.
Vende jo te pershtatshme. Histori e ikjes, e largimit tutje nga kontraditat metropolitane, histori e lenies pas kraheve ankimeve, mallkimeve e pisllekut te kesaj bote qe na ben lavazhin e trurit perdite. Mjetet jane po ato te perhershmet: autostradat e pafundme,
'the lost highways', te cilat mbushin me frymezime e vizione edhe me te deshperuarin.
Sa shpejt ndjehen shijet e preferencat
'fifties' ne kete muzike. E regjistruar me pak buxhet, rezulton ne nje lo-fi psikedelik, me cilesi te dobet (
low-fidelity). Idhujt mbeten mbreterit e llojit:
Elvis,
Cramps,
Suicide e duke marre hua zhurmen e
Sonic Youth.
Keto rreshta te shpejte pershkruajne karrieren e sapofilluar te
Alex Zhang Hungtai, ne art
Dirty Beaches. Sound i piset, seksi, per drive-in, ambjetime si ne filmat e
David Lynch, gati-gati thithim pluhurat e autostradave perendimore. Kitare te keq-akorduara, echo alla-
Suicide te
Alan Vega, drita ne muzg, rigjetja e vetvetes, liria...
Badlands eshte album i mire, ambicioz. Presim etapa tetjera zhvillimi ne rockabilly-n e Hungtai. Per tani le te mjaftohemi me klipin e
'Sweet 17'.