Showing posts with label elektropop. Show all posts
    Showing posts with label elektropop. Show all posts

    10 June, 2016

    VESHTIRE NJE POP BISHTGJATE SOT. ARTIKULL-FAVOR PER NJE VAJZE QE U LUT PER DY RRESHTA (E PAK MUZIKE POP)

    Kur publikova post-in me fatlumet Gotye ca vite me pare (eh po, kaluan shpejt!), nuk mendoja kurre se ai (elektro) pop do gelltitej nga masat me aq nxitim. Shume arsye e kushte luajten rol. Nje  nga keto padyshim ishin mediat sociale qe e hodhen si me katapulte ne cdo aparat qe trasmetonte vale... 
    E megjithate, ky fenomen nuk ndodh me cdo gjurme me po aq peshe ritmike, vecanti vokale e numra elektronike (flas per kombinimet e notave ne tastiera). 
    Sidomos, jane ca vende anglishtfoles (ose e preferojne ne tekst), te cilet sikur kultivojne me shumice kesisoj artistesh: permend ketu Australine, Skandivanine dhe Angline. Artiste si Austra, La Roux (ketu me te fuqishmen "Quicksand"), Robyn ruajne nje shije retropop ne muziken kalimtare (se nuk e kane te gjate bishtin!) me popullore ne bote. 
    Por meritojne nje ndalese ne degjim; fale bagazhit muzikor qe trashegojne edhe nga supergrupe "te moshuar" qe luanin ne kohen kur kasetat e MTV-ja pararendnin ne tendenca.







    Stili minimalist e besimtar i nje kredo-je (a zgjedhje komerciale), si psh ajo e ruajtes e nje zhanri edhe pse ne dukje risjellje e shplare me llak ekzaktesisht e viteve Nentedhjete, ose (tjeter), i mos perdorimit tejmase te kompjuterit ne perpunim. Tipar mund te jete edhe shfaqja eskluzivisht ne kolona zanore filmash kulti, gjithsesi me vemendje te vecante kundrejt modes...
    Ka plot, po rasti (edhe ky vjen nga UK!) qe mu kujtua shpejt eshte ai i duos Kaleida me "Think" (ne 2014). 
    Nostlagji me prerje delikate evropiane e pelqyeshme si sfond urban, romance me nur kembengules solitar (i harruat ju Chromatics?).
    "Mendohuni"!

    26 August, 2014

    HOLY GHOST! - 'DO IT AGAIN' [HOLY GHOST!, 2011]

    Deshmi per suksesin e nje revival-i, te rilyer me boje, te viteve '80 (degjo te hershmit LCD Soundsystem apo The Rapture), muzika e kercimit [dance] u rikthya fuqishem me keto Holy Ghost!, ose amerikanet (Nick Millhiser dhe Alex Frankel) nga Bruklini (NY).
    Pasi firmosen per etiketen e pavarur DFA Records, 'Do It Again' sherbeu si prelud per albumin e tyre te 2011 me te njejtin titull.
    Nje mesim per sjelljen ne rastisje 'hipster-ash' apo 'normcore'. Cfaredolloj gjeje duan te thone keta terma sot!





    VIVA LA FÊTE - 'NOIR DÉSIR' [OST I KILLED MY MOTHER, 2009]

    Hubert Minel: What would you do if I died today?
    Chantale: I'd die tomorrow. 
     
    Hubert Minel: I wasn't born to have a mother.
    Julie: Maybe your mother wasn't born to have a son.
     
    Chantale: Do I look dead to you? 
     
     
     

    14 April, 2014

    BLOW-UP

    Rules of the game:
    To help you find the girl you aim
    She loves pain and she loves sugar
    She loves kisses, she loves hazard...

    Histori dashurie enigmatike.
    Nje proces. Ne kerkim te Asaj me kesisoj tiparesh. Apo thjesht Ti ke nevoje per keto tipare?
    E di, te kujton Blow-Up te Antonioni-t, por ketu koha eshte e shtrenguar ne pak minuta e fjalet duhet te maten mire.
    Efekti hipnotik i zerit ne kete gjurme (Kid Francescoli - 'Blow Up'), gati monoton, krijon nje atmosfere (haute musique?) filmi, me imazhe portretesh fotozhenike, ku autozbulimi nxitet me dialogje e pohime te shkurtra frazash bindese.
    Elektro-pop i rafinuar apo tentative per te krijuar terheqje audiovizive?





    14 November, 2011

    CUT COPY - ZONOSCOPE




















    Tani ne Australi ben vape, ndersa ne ketu mblidhemi te gjithe me shall ngjyra-ngjyra.
    Cut Copy vijne nga kontinenti i kangureve dhe na bejne neve te kercejme (te hidhemi se paku!) si kangure. Nuk eshte dhe aq e veshtire perderisa nxjerrin nje album si ky Zonoscope (2011). Vendosin ne mes te gjurmeve 'lloj-lloj' muzike, nga Moroder, tek Radiohead (mutacione), nga Brian Eno tek Talking Heads, pa harruar ne asnje moment ata qe rezistojne ne pisten e kercimit. Dhe ajri i kondicionuar nuk funksionon perhere!
    Nuk ka maja ne asnje gjurme, por thjesht jane (ster)munduar te krijojne atmosfera, hije, momente. Nisin me nje 'Need You Now' qe te mbetet ne mendje per shume kohe: elektropop qe angazhohet ngadalesisht dhe perben ndoshta cilesine me te larte te albumit (bashke me 'Blink And You'll Miss A Revolution').
    Album i pelqyeshem ('Take Me Over') per shume arsye: per peshen e lehte qe mban, per ritmet dance dhe elektropop qe imiton, per zerin e thelle, per artwork-un/kopertinen... Sepse vijne nga Australia (dhe per ne ngasin 'makine e kohes'), sepse bejne qe vitet Dymije te na duken si nje remix i pafundme!
    Dhe nese muzika iu ben tani te kerceni neper dhome, prisni perseri veren dhe mendoni se cfare mund te beni jashte. Pa shallin qe iu mbron!
    http://soundcloud.com/modularpeople/sets/cut-copy-zonoscope/