31 July, 2019

RAMPUE - "ADAGIO FOR PHOENICOPTERUS" [2016]

"Oh, mbreselenes ky tingull qe po luan tani!" Ky eshte reagimi i pranueshem kur dikush degjon "Adagio for phoenicopterus" (ne shqip "Adagio per fenikter").
Rampue, emri i vertete Daniel, lindur aty mes viteve '80 ne Chemnitz (qytet ne ekstremin lindor te Gjermanise)
u rrit prane vellait i cili luante muzike me player videogame. Shpejt vendosi t'i dedikohej muzikes dhe asaj kohe zbuloi tingujt e grupeve legjendare si Electric Lights Orchester dhe Kraftwerk. Terhiqej nga rryma darkwave dhe elektronika.



















Ishte vetem fillimi dhe shejt trasferohet ne Berlin ku do kalonte nje periudhe ku pesoi ndryshime ne menyren si perceptonte muziken. U edukua me kulturen berlineze te after-hour ku muzika elektronike paraqet nje argument identifikimi. Muzika e tij u be me e qete, me e ngadalte dhe me pak e lexueshme; eksperimentoi me me shume kurajo aq sa perfitoi reputacionin edhe nga Dj te tjere. Ne pak kohe behet perfaqesues i asaj qe njihet si Berlinsound.
Nuk na mbetet vec te presim gjurme akoma me te cmuara per te vleresuar!
Per tani ju le me kete kryeveper me titull "Der König und der Vogel"



No comments:

Post a Comment