Nga albumi pare qe kam degjuar (Let Them Eat Chaos, 2016), rashe ne dashuri; te trasporton ne nje terren autentik tingulli ku vetem nje ze te shoqeron, rrefen - cdo fjale rimon me fragmente te te jetuarit tend. Mbulohesh me histori te rinjsh plot ngjyra-ngjyra; te gjitha kaq reale, saqe cdo fjale te rendon si ndjenje konkretisht mbi lekure.
Zoteret e kesaj bote peshojne mbi njeriun e relates se tij me cdo gje (lexo: marredhenie sociale, prinderim, para, natyre, e ardhmje...).
Protagoniste te 'mesem', me gjithe te meta e virtyte unike, qe ndjekin objektive te arritshem ose utopike, ku fati eshte shenuar tashme ose le shteg vetem per nje perpjekje te fundit per ta drejtesuar. E keshtu ti rebel jep cdo gje qe ke, provon te rrish ne rrugen (e drejte) duke menduar qe po ben gjestin e duhur, per ty e te dashurit perreth, por rrethana e kushte me te medhaja se ty vendosin, vendosin per keq, ose sepse 'keshtu shkon jeta'.
Thelbi artistik i hip-hop-it apo rrymave tjera (lexo "spoken word" - poezi me mikrofon te hapur) te cilat 'rrijne e rriten mes njerezve'. Nuk ka alternative tjeter.
"I'll Fight You Till I Win"
"Move" nga Kae Tempest eshte nje kenge qe perfaqeson thelbin e stilit poetik dhe energjise se saj muzikore. E njohur per poezine e thelle dhe lirikat e ndjeshme qe pershkruajne jeten, pervojat e brendshme dhe marredheniet nderpersonale, "Move" permban nje beat te fuqishem dhe te perseritur qe nderthur elemente te muzikes elektronike me hip-hop dhe spoken word.
Ne kete kenge, Tempest perqendrohet te ideja e ndryshimit, levizjes dhe evoluimit, duke pershkruar ndjenjat e vazhdueshme te zhvendosjes dhe perpjekjeve per te gjetur stabilitet ne nje bote qe ndryshon vazhdimisht.
Ne thelb, "Move" eshte nje gjurme qe pasqyron ndjenjen e te qenit ne levizje, qofte fizikisht, emocionalisht apo shpirterisht, me nje qasje qe eshte e thelle dhe njekohesisht e fuqishme.
No comments:
Post a Comment