06 September, 2024

"SOME GIRLS ARE BIGGER THAN OTHERS" - 'THE SMITHS' TE PREZANTOJNE DASHURINE ME TRE GJURME

Tre gjurme per te te bere te dashurohesh... Per mua ishin nje dhurate vite me pare kur nje qe njihja me dhuron nje disk te masterizuar qe hapesh me gjurmen #1. Nje muzike, nje artist-grup: u be!
Kane nje stil te veçante qe nderthur post-punk-un dhe indie rock-un, e perqendruar shume te lirikat e thella dhe shpeshhere melankolike. Vokali i Morrissey-t dhe kitarat e Johnny Marr-it krijojne nje tingull te njohur permes perdorimit te jungle-pop-it, nje stil kitaresk me tinguj te paster dhe melodike.

Gjurme # 1 - "Some Girls Are Bigger Than Others"
Kjo kenge eshte me enigmatike dhe disi ironike. Me nje titull qe sugjeron nje teme te thjeshte, lirikat jane te paqarta dhe shpesh interpretohen ne menyra te ndryshme. Marr, ne kete kenge, perdor efekte te ndryshme kitaristike, duke filluar dhe perfunduar pjesen muzikore me nje tingull qe i ngjan nje dere qe hapet dhe mbyllet, duke i shtuar me shume surrealizem kenges. 


Teksti eshte shpeshhere perkthyer si nje kritike mbi standardet e bukurise ose si nje koment mbi shoqerine ne pergjithesi. Tingulli i kitares eshte lozonjar, por ne te njejten kohe krijon nje atmosfere qe perzien ndjenjen e humorit dhe te misterit.


Gjurme #2 - "Bigmouth Strikes Again"
Nje nga kenget me dinamike dhe energjike te grupit, pjese e albumit The Queen Is Dead (1986). Spikat per nje perzierje te tingullit te forte te kitarave te Johnny Marr-it me vokalin pasionant dhe ironik te Morrissey-t, duke krijuar nje ndjenje rebelimi dhe vete-reflektimi.






Gjurme #3 - "There Is a Light That Never Goes Out"

Kjo kenge eshte nje nga me te njohurat. Lirikat jane te pershkruara me melankoli dhe deshire per arratisje, me refrenin e famshem ku protagonisti shpreh nje deshire per te vdekur ne krahet e dikujt qe e do, duke i dhene kenges nje ton dramatik e te ndjere.



 

Ky Morrissey perdor nje vokal te larte dhe te permbajtur, qe ne disa raste perfshin edhe nje efekt vokal te modifikuar per te perfaqesuar "backing vocals", qe perfaqesojne nje ze te larte femeror. Ky detaj shton nje shtrese lozonjare dhe te papritur ne kenge. 
Une tashme ndjehem me koke e krye i ridashuruar me kete muzike! Bashkoheni?

No comments:

Post a Comment