04 October, 2011

THE CRAMPS: SHPIKESIT E PSYCHOBILLY-T

The Cramps do te kujtohen per cilindo fan te Rock'N Roll-it si grupi me i cmendur, me out ne fushen e performancave live dhe ne zhanrin qe praktikish ata shpiken: psychobilly-n. Te udhehequr nga nje lloj psiko-seksuali Elvis me pseudonimin glam te liderit: Lux Interior, u shnderruan ne nje legjende fale teksteve pa frena e mbi te gjithe fale muzikes psikopatike rock'n roll, te tronditur ne themel kesaj rradhe nga cmenduria e lire e dekadave '70-'80. Kush mendonte ne keto dekada se rock'n roll-i kishte vdekur tashme, iu desh te rishihte bindjet e tij!


Sic do te pohonte nje profesor i Rockology ne Amerike (J. H Sasfy) rreth albumit debut te tyrin: 'cdo gje nisi ne 1976 ne nje dhome ne NYC, ku djemte do provonin ritme rock'n roll-i ne erresire e pa ajer te paster'.
WHAT'S INSIDE A GIRL?
Ndodhej vetem nje drite blu e erret qe dilte nga tv i dhomes. Do provonin cdo nate si te cmendur duke u udhehequr nga rrahja e baterise te stilit r'n'r dhe duke perzire rryma te tjera rock-u si psikedelia, surf, punk i se '60-ave, garage, por duke i shtuar cdohere elementin me te droguar: veten e tyre!
Eric Purkhiser eshte nje djalosh i cuditshem nga Akron, Ohio qe vdes te levize me nje cilinder neper duar, doreza dhe syze te zeza.
Preferon ta quajne Lux Interior (emrin i vjen nga nje reklame per makina te epokes). Kristy Wallace vjen nga Sacramento, Kaliforni; e njohur me pseudonimin Poison Ivy, qe ne moshen 18-vjecare krenohet me pjesemarrjen e saj ne disa filme softcore. Te dy takohen ne 1975 dhe zbulojne qe kane te perbashket pasionin per filmat horror B-movie, pornon, rockabilly-n, country-blues, garage-punk dhe ritet voodoo si nje moment shprehie kolektive. Trasferohen ne Nju Jork dhe bashke me kitaristin Brian Gregory e Nick Knox (ish bateristi i Electric Eels) formojne The Cramps. Debuti ndodh ne tetor te 1976, tek CBGB te Nju Jorkut (lokal i famshem ne Manhatan, themeluar qe ne 1973, ku luajten artistet me te njohur te rrymes new wave e punk rock si Patti Smith, Ramones, Fleshtones, Television, Talking Heads etj).
Kritika e atehershme flet per nje teknike te paperfeksionuar mire, per nje sinkronizim te vonshem te artisteve te rinj, por cdo gje do te konpensohej nga energjia e Lux Interior, i cili shpreh rregullisht ne skene akte te pahijshme seksuale. Aq ishte dhe ekzibicionet e tyre nuk do te qendronin pa u vene re nga producentet. I pari qe merr guximin eshte regjizori Amos Poe, i cili fton The Cramps te imitojne nje bande vandalesh ne filmin e tij The Foreigner. Alex Chilton i fut ne studiot e Ardent (Memphis) ne 1977 ku regjistrojne disa gjurme, dy nga te cilat do te publikoheshin me vone nen etiketen Vengeance.
Pas nje seksioni zhgenjyes me gjurmen 'Human Fly' (behen me shume te famshem fale nje videoklipi te vecante te gjurmes sesa permbajtes!), The Cramps firmosin per IRS te Miles Copeland. Ky i fundit ne fillim regjistron disa gjurme per albumin e pare: The Gravest Hits e pak kohe me vone, ne 1980, leshon edhe albumin e mire te Songs The Lord Taught Us. Praktikisht te gjithe gjurmet lindin ose nga repertori personal i dyshes Ivy dhe Interior (Sonics, Johnny Burnette, Little Willie John, Sonny Fisher, Andy Starr, Billy Lee Riley, Ray Harris, Junior Parker etj) ose jane mjaft te ndikuar ('I'm Cramped' i vjedh refrenin 'Psychotic Reaction' te Count Five, e mrekullueshmja 'Sunglasses After Dark' realizohet bashke me mjeshtrin dhe mitin Link Wray).
Kur ishin trasferuar ne Nju Jork kishin pare live grupin The Ramones e kishin mbetur me te verete te impresionuar. Vecoria sonore eshte se si grupe te tjere te meparshem (The Doors) mungon nje basist duke e detyruar banden te luaje muzike vetem per bateri e kitare.
Gjurmet ne shumicen e rasteve jane plot tekste per krijesa te enderruara dhe "te peshtira". Ky eshte edhe nje tregues se perse banda nxiti edhe mjaft grupe te tjere te se ashtuquajtures rryma gotich. Per anetaret e grupit qytetet amerikane perbehen vetem nga njerez me mani kafsherore, aliene te ardhur nga Hena (psikopatikja 'Rock On The Moon') apo planete te huaj, zombie ('Zombie Dance'), vampire, rrugace te piset ("Garbageman"), te droguar e prostituta. Ritmi eshte ai urban, metropolitan, kitare te ndryshkura qe leshojne tinguj te pasinkronizuar. bateria ndjek nje rrahje beat te stilit surf. Referimet jane te qarta: The Kinks-at e pare, Charlie Feathers, Link Wray etj. Prova per keto ndikime jane 'I Was A Teenage Werewolf ', rockabilly i cmendur i 'Mad Daddy' (ku Lux merr hua edhe tekniken e The Ventures ne gjurmen 'Surfin' Bird'). Mosperfillja ndaj rrymave inovative te asaj dekade (vitet '80) i jep te drejten The Cramps-ave te mitizojne akoma me frikshem Rock'N Roll-in.
Psikopatia pafrena e liderit Interior shoqeruar nga ikona superseksi e Poison bejne qe momentet me te bukura te karrieres te jene shfaqjet live. Ne fakt, me teper sesa koncerte, behet fjale per degjenerim te moralitetit dhe etikes, te shporrur keto nga cdo lloj imagjinate te pjellur nga mendja e semure e dyshes.
Nuk ka vend per asnje dyshim njehere qe keni mundesi te shihni nje regjistrim live te gjurmes nr. 12 te albumit: 'Tear It Up' - nje kryeveper r'n'r. Nje kendim/uleritje me nderprerje e stilit Presley, por me nje poshterim te cdo teknike rock'n roll te meparshme, nje Lux Interior jashte kontrollit, i zhveshur gjysem-lakuriq, vetem me nje pale pantallona lekure te zeze, pa te brendshme, me nje trup aq te dobet, ferkon mikrofonin e ben sikur masturbohet. Nuk kalojne as edhe pak sekonda nga ky degjenerim ekzibicionist dhe fut mikrofonin ne goje... Vazhdon te kendoje e te kerceje si i zoteruar nga nje demon alien.
Eshte celebrimi i psychobilly-t, rock'n roll-it te djallezuar. The Cramps shnderrohen ne nje nga grupet me te cmendur e me spektakolare ne historine e muzikes rock'n roll.
http://www.thecramps.com/

No comments:

Post a Comment