Fotografet e nates kane te gjithe nje gje te perbashket: nje dashuri te vertete per erresiren.
Jane pak njerez te cuditshem... Ata nuk e shohin naten si nje perzgjatje e dites qe humb gradualisht driten, por si nje ambjent qe i ofron mundesi te jashtezakonshme per te shkrepur fotografi unike. Tashme e dine te gjithe qe fotografite me te bukura jane ata te shkrepura naten (te pakten per mua eshte keshtu!)... Kjo paraqet edhe veshtiresi dhe duhet marre si nje sfide. Ketu nuk behet fjale thjesht per tu ngulur trekembeshin ne erresire dhe te besh foto pa pushim, por te pregatitesh shpirterisht dhe materialisht per te perballuar naten, te ftohtit dhe mbi te gjitha: te kesh mjaft durim. Pajisjet e para qe me vijne ne mendje per te futur ne cante jane: shume kafe, uje, dicka per te ngrene, nje xhup izolues nxehtesie, ca fotografi si kampjone nese te ndalon dikush (roje nate!) dhe nje bateri rezerve per aparatin... Pastaj prisni, prisni, prisni...
Ky eshte me pak fjale fillimi i ketij libri-udhezues, shkruar nga nje fotograf nate, nder me te famshmit: Lance Keimig 'Night Photography - Finding Your Way In The Dark', botuar ne 2010.
No comments:
Post a Comment