26 October, 2011

RETROSPEKTIVE E QENVE ME KOLLARE

Shpresoj qe rete ne ajer
lart mund te me mbajne
Te pakten ato
Si ne pellemben e dores meme
para se te rritesha
Tingujt e ujevares imitoj
Se tani nje pike uji jam
E shpejt per te avulluar kam
Nje qen i humbur ne qytet
qe rrugen per ne periferi gabon
Dikur ky vend ishte nje hapesire
pa kufij e emertime
Ne indin urban lexohet
'supermarket' dhe 'seks'
Ku po shkojme?
Se shpejti qiellgervishesa kudo
Gjithkund me shina
Qente e kollarisur
me bishtin nder shale
na drejtojne pasqyra
te lara me peshtyme
Per te na qorruar
Pasqyra per te na djegur
Se mos do jete nga dielli...
Dikur ky vend ishte i lire
pa agjensi te perkohshme
Shkundni kembet edhe ju
Duhet te merrni Irakun
Volumi i radios ne qiell
Hedhje trupash me gjyle
Si ne cirk
Si ato shpirtra...
Shperfytyruar nga tridhjete milimetershat *
Disa do vene bast kunder jush
si ne garat ilegale
Provoni t'i ndaloni
Shume nuk do ju besojne
Edhe pse nje plan do keni
Te persosur...


* DU (depleted uranium): lloj plumbash me diametra te ndryshem, te perdorur me shumice nga amerikanet ne luften e Irakut ne 2003...

[ marre nga vellimi 'Porta e Qilarit', 2010 ]

1 comment:

  1. mendoj se jemi ne kohen e qenve me kollare...
    jemi ne kohen ku kollarja eshte pjese e forte identifikimi dhe intellekti...

    ReplyDelete