Nuk bente vecanerisht ngrohte dhe megjithate ai e dinte se temperaturat do te rriteshin menjehere ato dite, nga pese ne gjashtembedhjete grade...
Vendosi te dale, i mbytur nga shume mendime ne koke. Nga dritarja e hapur degjonte zerat e te qeshurat tipike te vogelusheve qe vraponin poshte ne kopshtin e ri. Kishte ore qe qendronte, ashtu pergjunjesh siper shtratit duke veshtruar pa fjale perjashte. Madje me raste, mbyllte syte dhe degjonte te therriturat me tonalitete te larte. Mendonte per te kaluaren dhe njekohesisht per te ardhmen... Ata qe e njihnin e dinin se ishin te vetmet momente qe ai mendonte seriozisht per keto dy argumente. Qendronte aq gjate sa shpesh i formoheshin acarime te skuqura tek kupa e gjurit te majte. Pastaj conte floket per nga mbrapa dhe gjesti simbolizonte marrjen e nje iniciative.
U vesh, mori canten me nje liber te kuq me dy lapsat e verdhe brenda dhe doli. Nuk i beri te gjithe rrotullimet e celsit tek dera: e dinte qe do kthehej shpejt. Tek shkallet u kujtua se duhej te blinte buke, veze dhe shishen e zakonshme te brandy-t ne oferte. Besonte shume tek minimumi jetik. Na thoshte se 'te pakten njehere kjo varferi e thjeshtezuar i duhej njeriut per te kuptuar...'.
Hyri, si cdo dite, tek bari me i piset rruges. Aty punonte e njejta grua e shendoshe me floket gjithnje te lagura me uje. Nuk kishte kurre njeri aty, pervecse ndonje lypes qe perseriste po ato pyetje apo dikush qe dilte nga tualeti pa mberthyer mire pantallonat. U mat disa here perpara se te zgjidhte sasine e sheqerit. Ne faqet e fundit te gazetes mbi banak gjendej nje reklame mbi semundjet qe kapin njeriun ne moshe te pjekur, pas te dyzetave dhe keshillonte se nuk duhej ta ekzagjeroje me kafet, cigaret dhe alkolin. Degjonte e lexonte shume gjera ne dhjete oret e nje dite marsi, ndoshta teper per shijet e tij, por shume pak i besonte. Thoshte se 'historia e nje bretkose qe nga kenetat e metropolit perfundon drejt e ne nevojtoren tende' ishte me e besueshme. Ngriti jakat e palltos dhe vazhdoi mbi trotuar: kafen e piu pa sheqer kesaj rradhe! Sa per te provuar sa e hidhur do ishte perkundrazi!

Pemet nuk kishin akoma gjethe, por pritej nje lulezim i afert, ndjehej ne ajer qe dicka po ndryshonte ne klime. Por jo vetem ne klime, ne pergjithesi! Autobuzi dridhej sahere qe rrotat shkelnin neper gropat e asfaltit dhe pasagjeret ne kembe dhe ulur dukeshin sikur po e benin mbi karrige te vjetra. Fytyrat ishin si te plastifikuara, ngjanin te gjitha njelloj, as dielli i fresket nuk po i jepte hije. Me sy kapte trupat e atyre qe ktheheshin nga vrapi paraditor. Vriste mendjen se si do e organizonin diten ata njerez, ku punonin (nese punonin!) dhe nese kishin preferenca muzikore te ngjashme me te tiat!!! Syzet i mbronin nga pluhuri i rruges qe nxitonte persiper sapo kalonte nje TIR. Parku ishte ai me i aferti me shtepine e tij dhe fatmiresisht nuk ishte nje dosido. Kishte pozicion te vecante dhe mjaft terheqes per ate. Jo sepse e mbante veten per nje antagonist te etur por sepse i ngjallte emocion dhe frymezim per te shkruar mes faqeve te bllokshenimeve. Po s'ishte perhere keshtu; kishte jave qe nuk shkruante asnje rresht, as edhe e prekte fleten e verdhe te bllokut.
Ngjitur me parkun ndodhej nje aeroport i vogel per fluturime private dhe kombetare. Parashikonte me saktesi se kur nje avion i nje linjeje te caktuar do te ulej apo do te ngrihej. Zhurmat i jepnin ndjesine e levizshmerise, se ndryshimit, te gjallerise. E megjithate mbizoteronte nje harmoni e kaosit... Siper ne qiell kjo, te pakten! Vetem per kete pershtypje te pelqyeshme degjonte vazhdimisht albumin 'Music For Airports'!
Me te bezdisshmit, per te, ishin helikopteret, benin mjaft zhurme dhe ishin pothuajse te gjithe te vjeter ose te shemtuar si modele. I krahasonte me gjinkallat ne vere dhe turbulliren qe te provokonin ne tru. Liqeni i vogel, gati i improvizuar i parkut i sherbente si peisazh ideal per te zene vend e te qenit rrafsh me token dhe barin e thate. ishte e rendesishme per te te prekje token, dheun dhe kodrinat, tangentja e te cilave gjuante druret me te larte. Te qeshurat ose me mire klithmat e femijeve tutje (se ishin me te shumte ne numer klithmat!) i terhoqen vemendjen.

U afrua dhe ndersa e ema e njerit frynte fllucka sapuni me gojen e madhe, ky i ndiqte dhe shpesh rrezohej pertoke. Qante dhe qeshte dy minuta me pas. Sa mire, te pakten po mundohej seriozisht per te mberritur dicka ne jete... Vendosi te nxirrte aparatin e te fotografonte skenen per pak minuta keshtu mund ta pershkruante me vone e ta perdorte si nje ilustrim per nje ese qe iu fut ne koke. E mbante aparatin anash gjurit te majte, duke e kontrolluar sahere nese e inkuadronte mire objektivin. Papritmas vogelushi i afrohet dhe rrezohet mu perpara kembeve te stolit. Menjehere e ema mberriti dhe e mori ne krahe.
Nuk e konsideroi te bukur, trupi ishte i holle, jo shume i drejte, por i zhdervjellet. 'Duhet ta kerceje bukur rock'n rollin ose me mire punk-un', mendonte...
Nuk e konsideroi te bukur, trupi ishte i holle, jo shume i drejte, por i zhdervjellet. 'Duhet ta kerceje bukur rock'n rollin ose me mire punk-un', mendonte...
[vazhdon...]
mirembrema,
ReplyDeleteme duket sikur ne keto kohe krize nuk ke kohe as per te mbajtur shenime, as per te shkruar nje ditar si ky.
te rinjte e sotem punojne (ata fatlume qe e kane nje pune!) ore e ore te pafundme, bejne miq koleget e punes, mendohen njemije here para se te shpenzojne nje qindarke, bien ne dashuri ne veshtiresi dhe imitojne stile e menyra te huaja...
me pelqeu 'ditari i funeralit': nje pikepamje plot domethenie qe po humbet ne ditet e sotme...
bravo!
kur pjesa e dyte?
hej, ja tek jam dhe une...
ReplyDeletepas nje dite frenetizmi arrita ti dedikoja vetes nje lexim ndryshe ose me mire nje lexim per mua.Them keshtu sepse me ndosh shpesh te lexoj shume gjera qe me "duhen" ose "duhet" e ne te njejten kohe kuptoj qe duhet te ndaloj e te lexoj dicka per mua.
Me pelqen naiviteti dhe ne te njejten kohe komplesiteti i te perdicmes...a e di qe kam malle te merzitem,te kem pak kohe per tu merzitur...si mund ti mbijetojme ketij frenetizmi?
Pergjigja ime eshte duhet te ndalesh,te mendosh e te reagosh per VETEN TENDE..te marresh fryme e te vesh re gjerat me te thjeshta e me padomethenese(edhe ato e kane nje te tille) e te besh ate qe ke kohe pa bere...
psh. une kam kohe qe nuk kercej perpara pasqyres hahahahaha e kjo me mungon...
faleminderit per hapesiren qe krijon me shkrimet e tua..veshi im eshte gjalle akoma!!!
faleminderit per shenimit tend!
ReplyDeletepo te jap nje keshille: perse nuk mban nje ditar? ose te shkruash ndjesite e nje dite?
'buletini' im vjen si frymezim i nje jete te perditshme, ku merr kuptim edhe gjesti me me pak domethenie, ku te shkruash ditarin perben veprimin me interesant te dites...
per mua eshte sikur amplifikohen shqisat dhe sheh me te vertete momente jete!