Ja ku jemi, te pese brenda nje autoveture te zeze duke u zhdukur me shpejtesi naten permes rrugeve te boshatisura te ketij qyteti qe mezi ekziston. Mund te ishte nje qytet ne nje kontinent tjeter, mjafton te ishte ne jug ose ne perendim...
Nje mbemje e perkryer, nje energji qe ndjehej sapo hyme ne lokal. Elektrizuese. Ajri ishte freskia e profumosur me eren intime te vajzave qe vishnin fustane te zinj e qe flirtonin duke kafshuar buzet qe i shkelqenin nga vodka. Ishim vetem ne, te vetebraktisur ne nje qoshe te kesaj periferie, armiqesore per nga shija muzikore dhe hapja sociale. Alkolin kishim per shoqerues te besueshem, muziken si te dashuren e perzgjedhur, poezite e Rimbaud e Baudelaire per ego intelektuale. Perqafimet e fotot bardhe&zi do te na mbeteshin si kujtime te ndaluara. Do t'i lekundnim si nje kembane qe rreh per nje mekat te konsumuar fshehtas, gjithe afsh...
Shpejtojme me nje Volvo te zeze. Te qeshura femerore e uleritje si te ishim ne gjendje ekstaze turbullojne lagjen plot shtepi te bukura trikateshe. Do te na pelqente te benim sic bente Ian Curtis qe, ne cdo dere te shtepive te te pasurve ne Manchester, shkruante me jashteqitje qeni dicka thjesht qesharake ose te sharje te ndyra.
Nderrojme muziken ne kasetofon dhe ja nje gjurme me nje intro te paharrueshme: 'Trust Me' (Swans). Nje veper arti: gjate tingujve te kitares degjohet rregullisht nje frymemarrje e zorshme, sikur te ishin(m) paciente ne shtratin e vdekjes... Shenje e keqe qe e perbuzim!
Te gjithe me nje shishe gjysem boshe ne dore, mallkojme kohen e paket qe kemi, ndersa ndalohemi nga dy buste me uniforme blu. Fytyrat na ndricojne nga drita e forte rrotulluese siper autovetures!!!
No comments:
Post a Comment