23 November, 2011

GOOD BYE LENIN!

'Sa cuditshem, nuk paska ndryshuar asgje!'.
'- Perse, mos duhej te ndryshonte dicka?'

(dialog mes Christiane dhe te birit Alex)

















Konference per shtyp (e rreme):
Berlini ne Gjermanine Lindore ne fundvitet '60. Alex (Daniel Brühl) jeton me familjen e tij ne nje lagje dosido. Cdo gje shkonte vaj derisa babai papritmas nuk kthehet me nga nje udhetim ne Perendim. Christiane, e ema e Alex, e kalon dhimbjen e braktisjes duke iu dedikuar me dhembe e shpirt socializmit (si shume entuziaste te tjere!). 'Partia mbi te gjitha' beson kjo grua, e cila e pranon qe socializmi kufizon lirite e individit, por ne kembim te ofron siguri dhe ne kete menyre sikur e perkufizon kuptimin e jetes. ne tetor te 1989, pikerisht ne muajin me te rendesishem dhe ne vitin me te rendesishem per Gjermanine, Christiane hyn ne koma per shkak
te ne infarkti.




















Bie muri (cfare efekti ben, kur e thua sot, me kaq lehtesi!) dhe per te mos tronditur rizgjimin e se emes, Alex dhe shoku i tij rindertojne ambjentin, mobiljet, sfondin familjar, idealet e hershme, TV e hershem te para-Gjermanise se re se bashkuar tashme. Zhvleresohet monedha kombetare, reklama me Coca-Cola pushtojne muret bosh, me mijera lloje ushqimesh dalin jashte perdorimi (me to edhe kastravecat Spreewaldgurken!), supermerkatot mbushen me mallra importi, nga Perendimi vijne per te blere shtepia te mrekullueshme me pak leke. Bien nje
nga nje simbolet e ish-fuqive ne pushtet.
Planit narrativ i shtohet keshtu edhe historia familjare e raporti eme-bir. Ky i fundit mundohet 'ta ruaje' te emem nga aktualiteti i huaj duke rindertuar e rishembur vende (Platten Bau!) e ngjarje te kaluara (shoku me endrren per tu bere regjizor, rinderton ngjarje dhe lajme politike ne nje tv te vjeter!). Nuk i shmanget ne kete perpjekje, njefare melankolie qe kenaq dhe kujtime nostalgjike qe shpejt do te riktheheshin ne mode (po te flasim sot, psh!). Alienizimi i nje populli qe e gjen veten te katapultuar drejt nje te ardhme te pasigurte dhe te re, personifikohen nga mimikat sociale te aktoreve brenda kater mureve te dhomes se nje gruaje te semure (Christiane).
Drejtuar nga Wolfgang Becker, filmi (fitues si filmi me i mire ne Festivalin e Berlinit ne 2003) paraqet ne te vertete nje drame realiste me mesazhin 'jeta eshte ajo cfare ti jep e merr, pavaresisht se cfare ndodh jashte'. Sistemet ndryshojne dhe ata qe pesojne, vuajne, gezojne, trasformohen (ose jo), perpiqen, jemi ne, eshte jeta jone, familja, familjet.
Fundi i konferences!

(ps: Se harrova: muzika eshte e Yann Tiersen dhe ka plot referime vizuale e sonore nga filmat e Kubrick.
Me bukur se kaq!)

No comments:

Post a Comment