Lindur ne Los Angeles ne 1979, fotografia e Alex Prager po konfermohet si nje nga me origjinalet ne skenen artistike kaliforniane. Shkrepjet e tij bejne per vehte jo vetem publikun kinema-dashes, por edhe ate me pak 'te pajisur' me shije. Kjo fale referimeve ne kulturen popullore, ate 'pop' qe njohim mire te gjithe. Fotografia tij eshte e famshme per ate qe 'nuk tregon', duke thirrur ne mendje faktore e elemente te jashtem.
Look prej modele revistash te shkelqyera, sikur vijne nga vitet '60, plot ngjyra te ndezura identifikojne dukshem nje epoke. Por nuk mjaftohet me rindertimin e nje stili. Dramaciteti i disa fotografive ben qe te duken si fotograme filmi (ndikime nga kinematografia e Alfred Hitchcock, Douglas Sirk, revista fashion etj).
Ne fotot e Alex Prager (http://www.alexprager.com/) duken gra, vetem gra. Gra te deshperuara, te lira, misterioze, te paturpshme, rebele, apo sikur jane te mbyllura ne kafaze. Jane ato protagonistet e pare ne kuadratet 'retro'.
Forca e ketij artisti modern (sepse eshte modern!) eshte se na ben te interveprojme me te imagjinuaren:
te komunikoje ajo cfare kemi jetuar si spektatore me ate cfare imagjinojme ne koken tone.
fotografia e dyte duket sikur eshte marre nga filmi 'the birds' i hitchcock...
ReplyDeleteflm per artikullin FV,