24 November, 2011

PRAM - SHOQERITE IMAGJINARE

Le t'i harrojme yjet. Le te imagjinojme vetem nje vend te perkohshem, te se kaluares, i cili formohet enkas per t'u zhdukur me vone, si nje grumbull rere qe thithet tutje nga oqeani, nje litar per te mbikaluar boshllekun, nje dicka qe qendron ne mes, nje interval, nje lloj toke e Piter Pan-it, nje bar nenujor, nje fllucke qe pulson larg nga te gjithe e nga gjithcka, pikerisht sic ndodh me historite e dashurise, kur jane te mrekullueshme.














Pram jane nje grup anglez (Leeds), misterioz qe qarkullonte ne Angline e viteve '90 dhe aktualisht akoma aktive. Nuk luajne as per qejf e as per hir te tingujve jazz, luajne muzike origjinale sepse vijne nga planeti Venus (Legendary Band Of Venus)... Po, po. Dhe kane kuptuar para nesh se kjo jete nuk ruan respekt per askend, nuk te sheh ne sy dhe gezon ne pisllek. Pram luajne muzike per personazhe kokeulur njerez: paljaco cirku, gra-gjyle, xhuxha, njerez te tipit elephant-man (Lynch), kabaretiste, bohemiane, freaky, te frikesuar e te cuditshem (degjoni Penny Arcade nga albumi Dark Island, 2003)...
Mirepo, nuk mbaron me kaq! Muzika e tyre (albumet e pare Helium dhe Sargasso Sea) ndricojne nga mrekullia sonore: saks, flaut, akrobacira tamburesh, tastiera synth, piano, instrumente pa emer, ze sirenash, engjellish, nimfash, sound post-new-wave, post-rock, post-gjithckaje...

















Alienizimi i shoqerive industriale, depresioni e stresi si pasoja anesore te modernizmit, jane vetem disa nga semundjet qe muzika e Pram sheron. E nuk do jesh vetem: prane teje ose duke t'u afruar do jene gjallesa nenujore, kafshe qe jetojne mbi rere, amfibe terheqes... Shoqerite imagjinare!

No comments:

Post a Comment