29 May, 2012

ELEGANTET BEL CANTO - E NJIHNIT KETE BAND NORVEGJEZE JU?




















Mjaft me. Shume nxehte. Burimi, ku eshte burimi i ujit te kristalte? Heret ose vone rikthehem atje. Ne territore te ftohta, larg (ne skedaret e humbur ne harddisk, do thonit ju?) ne Veriun purifikues, ne Norvegji me saktesi. Albume qe jane destinuar te rrine perjetesisht ne zemren e pakices, ne mendjet e shpirtet e me te ndjeshmeve, nuk i perket aspak nostalgjikeve, por inteligjences intime, biosferes personale.















Anneli Drecker eshte kjo flokekuqja qe degjoni ne sfond me 'Agassiz'. Akullnaja (albumi White-Out Conditions) qe krisen nga tastierat ('Time Without End' 1987, jemi ne mesin e eres synth?) dhe nga zera prej 'vajza shume inteligjente per tu mjaftuar me magjine e dashurise', melankolise se kujtimeve dhe keshtu strehohen shpesh ne vetmine e deshiruar ('The Suffering'). Dhe nuk merziten kollaj. Luajne me harmonite qe stile te ndryshme u ofrojne: tastiera qe te shtine dritherimat, korzina keltesh, rage indiane, epike e Rilindjes (e vitit 1989 'A Shoulder To The Wheel' perkrahe jane koleget Lisa Gerrard e Dead Can Dance, Elisabeth Fraser e Cocteau Twins), folklor, akorde te pazakonte, vokalitet endrrimtar (albumi Bird Of Passage, 1989). I kane gjetur edhe emrin rrymes: synth-folk!
















Veriu si nje bote tingujsh me vehte. Harqe, violina, trumbeta, tastiera qe mbushin programin e Nils Johansen mbrapa ne regji dhe ruajne gjithnje si protagoniste zerin e Miss. Drecker. Fleksibel ne tonalitet, di te kaloje nga nje butesi elementare ne nje agresivitet zanor papritmas, qiell i qarte dhe re kercenuese. Karriere ajo e Bel Canto qe njihet mire nga ndjekesit e ambient-it (Brian Eno?) edhe pasi Geir Jenssen braktis projektin dhe i dedikohet grupit Biosphere.

















Bel Canto rikthehen ne 1996 me Magic Box, nje koleksion i ri baladash, ritmesh prej Lindjes se Mesme, gjurme funky-soul, tingujsh karaibike, perzgjatjesh indiane (i mrekullueshem karvani 'Bombay'):

've been to Bombay
I've seen what a man can do
He climbs up a straight rope right up to the clear full-moon

And "boom", he is gone
Yeah, heaven is not that far

Nje celebrim muzikes me te rafinuar!

No comments:

Post a Comment