22 February, 2013

THE ANALOG ROOM

A friend of mine, sent me this morning a photo of his new room:


RICHARD WARREN [THE WAYFARER, 2011]


Gjurmet nuk ndjekin linja parashikuese emotive, kurse atmosfera dhe intensiteti lirik behen mjaft te pranishem.



21 February, 2013

CASSEGRAIN [TIAMAT, 2012 EP] - NOT JUST A COLLECTION OF TECHNO

The perfect range between experimental techno, proper sound research and deepest trails in electronic music...
 

20 February, 2013

LA FEMME 'SUR LA PLANCHE' - SURFEUSE POWER

Kap dallgen vajze! Nuk behet fjale per nje video mbi plazhin plot surfista e diell, por per nje pothuajse-dokumentar ne infra-te-kuqe, naten, neper bregun e nje plazhi francez...
Ata jane parisiene!
Ata jane tre-chic.
Luajne me efekte synth-i dhe marrin hua sound-in nga Stereolab dhe moden e stilin nga filmat franceze te viteve '60.
Chapeau! 

















...
MUND TE TE INTERESOJE:
Lizzy Mercier Descloux

18 February, 2013

META:DETROIT [FOTOGRAFI, MILANO 2013]
















I TAKE COMFORT IN YOUR IGNORANCE


JOHN MAUS - NXENESI I SHKELQYER I SYNTH-POP-IT




















Imagjinoni nje femije te rritur me mund te Nju-Jork-un e merzitshem te punetoreve dhe borgezeve te rinj para dyzetvjeteve!
Dhe fundjavave e ema i bente shoqeri mikeshes se saj ne nje apartament mjaft terheqes, i mbyllur me xhama  te larte. Dhe femija i braktisur mbi tapetin oriental merzitej shpejt me ca lodra demode! Pastaj, kureshtar, hapte raftet e rrobave te shoqes se mamit dhe gjente rastesisht lloj-lloj sendesh te huaj per te, sende vintage/cool; vinile, kopertina revistash te grisura, fotografi portretesh me shprehi teatrale impresionuese, robote, xhaketa me menge te gjata plot ngjyra, kemisha extralarge, doreza me shkelqim, kufje gjigante te verdha, tharese flokesh, cizme te cuditshme me copeza hekuri, syze prej druri etj etj... Dhe ne momentin me kyc; kur mendja e John-it filloi te terhiqej nga magnetizmi i atyre objekteve plot histori/drama/djerse rebelesh, flirte me djem e vajza, profume e llak per floket, muzike dance e pop te 'felliqur', mode ne veshje e shije prej hipster-i pa identitet, vinte ora per tu rikthyer ne shtepi... Sa kot!



















Nje prezantim ky qe i zgjat rrenjet tek muzika e sintetixatoreve te fundviteve '70, nga eksperimentues si Moroder ('From Here To Eternity'?), Gary Numan, Foxx (Ultravox) e deri tek ankthi personal pa rrugedalje i Ian Curtis dhe e gjithe new-wave-i i fillimviteve '80.
Megjithese tashme ze vend ne podiumin e me te mireve, Mr. John Maus nuk eshte i vetem.
Paralel me gjurmet e Ariel Pink dhe Avey Tare (Animal Collective) luan e kenaqet me efekte (jehonat vokale, sidomos!), te cilet me shume se sa muzike perbejne ushtrim per mendjen, nje projektim vizual, me cilesine aktuale, te atyre atmosferave retro e aq te bukura te pistave te kercimit e liveshow-ve te klubeve te vogla te dikurshme, por qe po rikthehen gradualisht ne mode sot. Sa mire!



















ps: dy gjurmet u moren nga albumi: John Maus - A Collection Of Rarities And Previously Unreleased Material (2012).

FUNCTION 'OBSESSED (SCB-EDIT)' - MASAZH PER VESHIN

















Nga njera ane madheshtia dhe optimizmi i nje mekanizmi te persosur kozmik; pulsacioni i yjeve dhe planeteve ne rregullsi dhe nga ana tjeter obsesioni si derivim i perseritjes se perpikte, ky cikel tundues, gati i erret per disa arsye te fshehta...
Dhe kercimtare te djersitur, me sy mbyllur vazhdojne te flirtojne me erresiren, si per inertesi te forcave centrifugale. Respektojne parimin e fizikes.
Floke te gjate qe shkunden ne gjendje pa gravitet. E mrekullueshme ndjenja e statikes.
Elektronike qe ndyshon per te qendruar ne vend!

13 February, 2013

JOHN TALABOT [fIN, 2012] - XHUNGEL TINGUJSH SINTETIKE, UDHETIME IMAGJINARE DHE AROMA EKZOTIKE

















Dihet qe dritat ne levizje naten lene ski ngjyrash. Shto ketu te ftohtit, mjegullen dhe nje shteg te pashkelur ndonjehere ne periferine anonime...
Largohem nga qyteti.
Ura autostradash siper kokes.
Shpejtesi kinetike(veturash) mekot e harxhuar. Per te shkuar ku?
Mosdeshire automatike.
Gjallesat nokturne, buze kanaleve me ujera te ndotura, ndihen te parehatshme.
Hija ime e stergjatur nga drita e Henes.
Natyra qe nuk fle kurre gjume.
Grumbullime ajri te avulluar ngrihen siper siperfaqeve te barit te lagur qull. 
Pemet statike nuk ftojne per eksplorim. Erresira ka zene vend.
...

Ne mendjen time vizione bardhe/zi fillojne e pushtojne logjiken!
Toke e fundit. Mos valle ka njeri atje?



03 February, 2013

SARAH DOBAI - RED ROOM, 2001 [FOTOGRAFI]

















La posa delle due figure è complessa, a metà tra il momento prima o dopo un bacio o un atto sessuale. La scomodità della posizione e i volti nascosti rendono l'incontro carico di tensione e di incertezza. La canottiera bianca della donna denota allo stesso tempo la natura inelegante del sesso domestico e una profonda consapevolezza combinate con il sogno comune e ansiogeno di trovarsi seminudi in pubblico.