Do jete shiu perjashte qe me shfaq kalime tonalitetesh mistike mbi dritare apo thjesht dashuria ime e hershme per post-rock-un e pas-Dymijeshit, por sonte jam perhumbur keq ne pjese muzikore te gjata ne kohe, ndoshta teper te gjata edhe per nje nate te tere...
Keta jane Grails nga Portland, Oregon.
Albumi Deep Politics (2011) perben nje post-rock (ne menyre te patundshme - instrumental) qe merr tinguj nga kudo qe i jep frymezim (desert-rock-u amerikan, etno-folk-u me i larget, psikedelia floyd-iane, Morricone me klasik, krautrock-u etj etj).
Asgje te re, le te kuptohemi, por ka (pozitivisht) nje faj tmerresisht fatal: te ben te rikthehesh me cdo kusht ne klimen e atyre viteve '70, kur rock-u psikedelik ishte akoma ne majat e tij dhe te rinjte rregullonin vetura epoke, mesonin nga nenkulturat orientale e shihnin filma Western fundjavave...
No comments:
Post a Comment