01 August, 2013

THE AVALANCHES [SINCE I LEFT YOU, 2010] - KY DISK DUHET TE ISHTE NE KRYE TE KLASIFIKIMIT TUAJ...





















Te thuash eshte nje kryeveper eshte ta minimizosh ceshtjen!
Ky album, me te cilin kam flirtuar shpesh gjate oreve te pasditeve dhe neteve kur kisha nevoje te hutohesha nga gjera te vogla e te thjeshta, ka materie te cmuar. Oh, po. Tmerresisht te nenvleresuar! Por, me mire keshtu.
Australiane qe luajne muzike ne pjata (6 dj me prejardhje muzikore nga me te ndryshmet) perpunojne kampjone (gjithsej 900 pjese unike!) nga disqe te meparshem ku me e bukura eshte se dallohen qarte refrenet me te njohura; Peter Gabriel, The Cure, Daft Punk ('A Different Feeling'), Air, Kid Creole and The Coconuts, Madonna e shume te tjere...


















Cilesia e tyre qendron ne faktin se kurre nuk e konsiderojne serioze (humor of The Avalanche) punen e stramire qe bejne (produktin qe prodhojne ne 2010, dmth albumin DUHET Since I Left You, 2010) dhe megjithate, kurre nuk bien ne ekzagjerimin monoton te tingullit tashme-te-degjuar, materiale bajate te perzier etj...


















Pop modern, album qe te rikthen te qeshuren ne fytyre, pas nje dite te lodhshme, por qe meriton me shume se kaq; ka per te gjithe ketu njerez! Hip-hop inteligjent qe fluturon lart ('Flight Tonight'), prerje-ngjitje nga vinile me plot bindje retro black ('Stay Another Season'), zhurme sfondi, noise, regjistrime live nga artistet pjesemarres ne studios, ritme te kercyeshme ne vetmi ne erresire (monumentalja 'Close To You'), per tipa rastafarian, old disco ('Radio'), elektronike per lounge ('ETOH'), rap bashkekohor i kendshem per tu imituar, western klasik i pershpejtuar nga nje dj me ngjyre ('Frontier Psychiatrist'), minigjurme elektronike futuriste ('Electricity') etj etj...


















Ne fillim mund te duket nje album sikur e keni degjuar tashme ne te kaluaren (nje deja-vĂ¹), por me besoni: NUK eshte aspak keshtu. Mund te zbuloni detaje e mbi/nen/kalime te fshehta qe iu shpetojne ne kete loje dixhitale muzikore.
Gjithesesi, udhetim te mbare te gjitheve ju ndjekes! Per mua eshte 9.5/10. Kapeni ju tani!



2 comments:

  1. me pelqen shume shumeeeeeeeeeee ky grup.
    meqe ra fjala e paske lene embelsiren per ne fund :)
    kete videon e ke pare?
    https://www.youtube.com/watch?v=qLrnkK2YEcE

    ReplyDelete
  2. get art/music, not therapy!!!
    avalanches jane te medhenj edhe per mua. me ndryshojne sahere humorin me larmine e tyre...

    ReplyDelete