14 October, 2013

    ADRIAN ORANGE AND HER BAND - MOZAIK ME FUNK SUBLIM E INFLUENCA JAZZ [ADRIAN ORANGE AND HER BAND, 2007]















    Adrian nuk eshte vajze. Adrian eshte nje djale.
    Se perse ka perdorur kete 'gabim' gjinie ne emer, nuk mund ta di. Ironia, si duket, ben pjese e lojes.
    Shpesh i lidhur me personin e Phil Elverum (ai i Mount Eerie dhe i The Microphones) luan nje folk eksperimental, shpeshhere pa ndonje lidhje te dukshme me albumet e paraardhshem.
    Ky ne fjale (Adrian Orange and Her Band, 2007) eshte mbi baza jazz-i, funky dhe vokalizma te lire...
    E bukura qendron, pervecse ne muziken e ngrohte e free (te improvizuar), edhe ne modelin individual qe Adrian (ose Thanksgiving) na paraqet; duket se eshte nje nga ne. E perditshmja me gjendjet e saj shpirterore te lekundshme, si te ishim hippie te humbur ne nje parkim veturash perballe nje supermerkato gjigante.
    Mirepo, ka nur ky imazh!

















    Procesi i ketij albumi (mjaft te mire!) eshte i gjate, i shkrire i gjithi ne te njejten vorbull zanore; e megjithate i papercaktuar mire ne trajte. Muzike e pelqyeshme, si nje orkester live ('Interdependance Dance') e sajuar shpejt mbrapa nje klubi te shtrenjte, naten, ku funky e reggae ('Question Love Answer') ngrohin ajrin plot profume... E panjohura e bukur!

    Once upon a time you hurt my feelings
    And I hurt yours too, but we don’t talk about it
    No, we talk about everyday shit
    Everyday lived-in thoughts...

    Trasformimi i nje personi (sidoqofte, i erret per ne, publikisht, nga fakti qe mezi gjenden video e info ne rrjet!) ne nje bande pa lider, psikedelike ('Then We Play'), pa forme perfaqeson projektin liberal te Adrian Orange and Her Band.
    Dhe te ruajturit e personalitetit, individit ne standartet e muzikes bashkekohore, dihet, eshte e veshtire sot.
    Hap i vogel, por mjaft i rendesishem drejt kesaj eshte te luash muziken qe ndjen, pa druajte e gjykimet e mevonshme. Adrian Orange, ne kete aspekt, na ka mashtruar te gjitheve! Pa perjashtim.

    No comments:

    Post a Comment