04 October, 2013

FANFARLO - DHOMA TE MBUSHURA ME DRITE














Jane gjerat e vogla ato qe bejne te me pelqeje nje album i tille.
Pa shume pretendime (intelektualizma e persosshmeri ne studio), kenge te shkurtra indie-pop qe te japin idene se kur jane regjistruar, muzikantet e rinj jane kenaqur e kane qeshur shume...
E di, i paevitueshem krahasimi me Beirut; me kete neo-romanticitetin te dozuar me naivitet, qe me cdo kusht do te mbijetoje ne nje bote ku shpeshhere e me pak po flitet per ndjenja te bukura.
Do te jete numri i madh i instrumenteve gjate rregullimit te tingullit (violina, mandoline, trombe, kitare e tastiera), ndoshta koha per te pretenduar me te vertete me shume, sic kendonin MGMT me 'Time To Pretend', tekstet e mbushura me cilesi si  te atyre Arcade Fire (rivalet amerikane?) ose thjesht larmia ne teresi e ketyre elementeve, por fakti eshte se me albumin debut Reservoir (viti 2009), Fanfarlo u bene objekt diskutimi. Per mire, me duket!


 















Stili barok, tastiera 'toys', melodi melankolike sherbyen si sfond per filma ('Atlas') e seri televizive amerikane. Nuk mungojne marshe e kalerime ne hapesira te gjera, piecè teatrale ('Replicate') nga albumi Rooms Filled With Light, 2012), ninulla pa ze ('Good Morning Mindnight') e ankime zanore siberiane ('Tunguska')...
Muzika ben edhe kete; te shoqeron ne vende ende te pashkelura!



No comments:

Post a Comment