03 October, 2013

EDWARD SHARPE & MAGNETIC ZEROS - NJE DASHURI E THJESHTE














Alex Ebert. Ja ku evoluzioni u krye. Drejtimi u mor.
I braktisem synth-at, tekstet plot shfryrje teen, u futem ne bashkepunim me te tjeret, njohem e risollem rryma tashme tipike te vendlindjes; gospel, folk, roots-rock, psikedeli, lirika poetike dhe vizatuam...
Vizatuam horizonte fushash e qiej blu. Plantacione pambuku ne Jugun e larget amerikan. E iu perkushtuam figurave te familjes.
Edward Sharpe do ishte protagonisti i librit qe Ebert (ne kohen kur ishte ne rehabilitim) po shkruante.
Nje lloj i derguari/profeti ne Toke per te na shpetuar, mirepo vazhdimisht u shkepuste nga qellimi i tij, padashje, ngaqe binte ne dashuri me vajza... 


 



Ebert madje kthen koken mbrapa dhe imagjinon fundvitet '60, eren hippie, naivitetin e lirine qe aspironin ata te rinjte...
Edhe muzika e tij me Magnetic Zeros do kishte te njejtat tipare; folk i kenduar me zemer ('Bad Bad Love'), power-pop (feshkellimat e stra-suksseshme te 'Home' nga albumi debut Up From Below, 2009), koret e komunitetit tek '40 Days Dream', Western/country i 'Kisses Over Babylon', balada folk e 'Child' etj. 
Pershtypja ketu eshte se nuk ndalemi me tek vitet Gjashtedhjete, por kthehemi edhe me mbrapa ne kohe - ne Jugun e ish-kolonive amerikane, klasa punetore e qytetareve, territore ku nuk kalon thjesht kohen, por me tjeter ndergjegjie shetit linjen e horizontit te kontinentit; nje on-the-road i maturuar nder vite...
Dashuri e thjeshte!



1 comment: