Cfare mbetet me pas?
Pasi ndryshku i metalit, dikur te cmuar, ze vend e ky nuk vlen me asgje! Duhet te kishe menduar dicka kohe mepare, apo jo, njeri? Similitude me ndjenjat.
Grizzly Bear jane te medhenj ne kete aspekt. Ushtrojne nje perkujdesje muzikes se tyre, e cila arrin aq thelle ne perfytyrimet rinore saqe krijon njefare besuesshmerie unike.
Megjithate, loja mes drites dhe hijes eshte e vazhdueshme; me momente ndricimi verberues e te tjere ku te ftohtit pa diell erreson syte... Sapo nje perhumbje (e kuptueshme) ben te keputen krahet dhe trupi leshohet ne renje te lire, muzika e tyre te merr per dore.
Magjia e muzikes se Grizly Bear eshte ky alternim; nje lloj ekuilibri mes shprehive melodike dhe karakterit folk ekscentrik te grupit. Madje, kjo verehet pa u sforcuar shume.
Me duket se kjo magji nuk humb kollaj!
No comments:
Post a Comment