11 January, 2014

NAFTULE BRANDWEIN - KUR JAZZ-I TAKON MUZIKEN HEBRAIKE (KLEZMER)

















Te degjoje Naftule Brandwein mbi skene, aty nga mesi i viteve '30, i stermunduar (si peshe!) nga kostumet e tij vezullues plot ndricime, me varje dritash te vogla per festa, ku ndoshta e kapte edhe ndonje korrent i imet elektrik, duhej te ishte nje mbremje e paharruaeshme!
Me siguri, nje tip qe binte ne sy Naftule (version grotesk), por qe kujtohet si i vetmi klezmer-man, me muziken klezmer ne gjak! Nje personazh librash, nje protagonist i Robert Crumb, apo Raymond Carver, i cili me nje mini-orkester, vetem kontrabas dhe kitare, mund te realizonin mbi skene Pinokun ose 'Princeshen e Vogel' (Tzadik, John Zorn).
Tim Sparks ishte kitaristi ne fjale; lindur ne Fargo (North Dakota, e mbani mend filmin e vellezerve Coen?)
Dhe njeri nga me te afertit e bashkepunetoreve quhej Greg Cohen. Dhe ky ishte kthyer tashme ne nje ikone simbolike per artiste te tjere me fame boterore, si Laurie Anderson, Lou Reed, Tom Waits (albumi Heartattack Vine, 1980) i cili luante muzike klezmer dedikuar mjeshterit klarinetist Naftule.
Rregullimet e ketij bashke me Tim Sparks perbejne nje nga pikat me te larta ku jazz-i bashkekohor takon muziken tradicionale klezmer.




















Naftule Brandwein (1884-1963) njihet sot si nje nga klarinetistet me te ndikueshem ne skenen e muzikes klezmer.
Lindur nga nje familje e stermadhe ne nje lagje hebrenjsh ne Ukraine (13-vellezer); dhe ja pse degjohen shpesh ndikime nga muzika ballkanike, bullgare, apo ish-republika te URSS... Naftule, bashke me vellezerit e tij (te gjithe muzikante keta) luajti violinen neper dasma e funerale derisa sbarkoi ne ShBA ne 1908 kur kishte 19-vjec.
Nga fama dhe reputacioni i menjehershem, talenti u autoshpall 'Mbreti i muzikes hebraike'! E meritonte!
Mes viteve 1922-1927 incizoi plot 25 albume; shumica me orkestra, por edhe shume te tjere si solist!
T'ia besh ta degjosh gjysherve tane sot muziken e tij, do e kapnin ritmin sa hap e mbyll syte!
Kurse ne do te kemi nevoje per atmosfere! 

3 comments:

  1. klezmer + jazz. nje nga kombinimet me te perkryera se paku per mua adhuruese e te dy rrymave :)
    kenga e pare me kujton nje kenge turke me qe ra fjala.flm qe ndan kaq gjera te bukura :)

    ReplyDelete
  2. ckemi Eni?
    e dija qe do ta pelqeje artikullin...
    te shoh nese e kam gjetur: kenga folkloristike 'Uskudar'?
    [ketu rivizitimi i A Hawk And A Hacksaw]
    http://www.youtube.com/watch?v=xR-lnhHN4mY


    perqafime,
    Xe

    ReplyDelete