11 January, 2014

LOVE POTION NO. 9


















Nje nga vecorite me magjepese ne bashkejetesen mes dy te rinjve, qe me terheq sahere, eshte mosasgjesimi i perbashket! Perpjekja per te qendruar mbi siperfaqe (me koken here-here poshte nen uje!) mbush kohen e nevojshme per tu njohur.
Dhe nuk eshte aspak e lehte per tu arritur kjo. Ne pika ta caktuara te grafikut-perditor preken caqe te nje bukurie e niveli ndjeshmerie te papershkrueshme me fjale ordinere...
Te jesh i dashuruar, ose 'ne dashuri', eshte jetesore per shpirtin, dihet. Pa rezerva!
Te mesosh nga me te medhenjte mund te duket banale, por kjo trasmeton, cuditerisht, dicka qe nuk e pret.
Ose shpesh te rikthen ne nje gjendje lehtesie, vetndergjegje, te cilen e kishe harruar, ose qe te dukej madje e pakuptimte fale rrethimit nga mediat e reja dhe kokebosheve ne TV...
Si kjo historia e pijes 'Love Potion No. 9' (The Searchers) qe konsumohet ne Britanine e Madhe ne vitin 1959. Kthej nje gllenjke me teper dhe nuk kuptoj me nese eshte dite apo nate!
Ajo cfare duhet ne dite te rendomta, ku me te vertete zgjuarsia me absolute fshihet mes kraheve/shaleve te nje gruaje terheqese...
Rock'n roll apo krize ekzistenciale? Une nuk e gjej...

1 comment:

  1. ...
    dhe ketu nje version elektro i te mirit Nicolas Jaar:
    http://www.youtube.com/watch?v=aoKfLGVmLoo

    ReplyDelete