Osaka, nje nga qytetet me te bukura ne Japoni, na ka falur artiste te panumert si; Boredoms, Afrirampo, Blood Stain Child etj etj, edhe pse nuk dua te perqendrohem tek ky aspekt tani.
Iminazole, eshte emer-projekti i brazilianit Cesar 'M1A1' Alexandre i cili, gjate pushimeve te tij ne kete qytet, realizoi nje album mjaft melankolik dhe ambient. Seciles prej dhjete gjurmeve te albumit (Osaka and Manipulated Loops, 2013) i shoqerohet nje fotografi e shkrepur ne pjese te ndryshme te qytetit.
Duke marre ne konsiderate kete rendesi vizive qe ky do te na trasmetoje, eshte per tu permenduar edhe kopertina e albumit; nje shtylle dritash rrugore me ngjyra te percaktuara mire (me te kalter dhe te gjelbert), por me fokusin e humbur me dashje, duke lene pas nje hije vetmie (endrrimtare), e megjithate brenda nje qyteti kaq urban!
Me kete sfond nga Lindja e Larget, Iminazole na fton te ecim neper rruget e mbuluara me re te zeza (shpesh degjohet kampjone te shiut qe bien, zera te natyres qe perzien mire me perdorimin e reverberation dhe echos). Melodia eshte e zvogeluar ne minimum, me rrahjet e baterise qe ruajne ritmin tipik dub techno, urban, nokturn, ultramodern tashme te kaluar. Merzitja nga loop-et largohet pikerisht nga variacionet e efekteteve te mesiperm.
Lidhja e forte mes fotografive dhe muzikes na shplodh mendjen per te perfytyruar me lehte ato vizatime urbane te shoqerise se re dhe linjat e forta te nje arkitekture qe interesohet gjithashtu per tinguj te ri dhe eksplorues.
Zhytuni!
beautifuuuuul
ReplyDeleteE
Deletei'm glad to know you perceived smth authentic and good...
ps - maybe you appreciate also Deepchord (http://funeraliveshit.blogspot.it/2012/05/deepchord-presents-echospace.html)