Ne fakt ka ca vite qe artiste te shumte cementojne rryma popullore (fandango, chica peruviane, cumbia, kante ish-sovjetike, valse gjermanike, balada nordike) ne nje menyre gati ironike, ngjitese ku filtrojne ritme afro-latine, zakonisht amerikano-jugore, me atmosfera ekzotike e me muzike surf psikedelik, elektro-swing, dub oriental, elektronike vintage (varet nga tradita e nga tendencat aktuale te nenkultutave te qytetit) etj etj...
Emrat nuk mbarojne, por nje nga producentet me te njohur ne kete sfere eshte gjermani Uwe Schmidt (ai i projektit Atom TM; aktiv qe nga vitet '90) fale te cilit njohim sot: Chicha Libre, Senor Coconut, Igor Vdovin, Messer Für Frau Müller (si psh: albumi Cafè Sputnik - Electronic Exotica From Russia, 2005)...
Emrat nuk mbarojne, por nje nga producentet me te njohur ne kete sfere eshte gjermani Uwe Schmidt (ai i projektit Atom TM; aktiv qe nga vitet '90) fale te cilit njohim sot: Chicha Libre, Senor Coconut, Igor Vdovin, Messer Für Frau Müller (si psh: albumi Cafè Sputnik - Electronic Exotica From Russia, 2005)...
Termi qe vjen ne mendje eshte 'Retrofuturizem' - thirrje per rivizitim te tingujve te bukur, te kaluar tashme, por me nje kod te ri sot, perfshires dhe ne trasformim e siper (merrni Nicolas Jaar dhe romanticitetin qe mbart nga Kili!).
Rivizitimi per te cilin flas nuk ka kufij; nga shijet personale te formimit adoleshencial (ritme familjare, latino, ballkanike... qe degjoje ne magnetofonin e shtepise ose te detyruar nga prinder qejfli! - nuk kishin te gjithe kufje atehere!), muzika klasike romantike (austriake e gjermane), minimalizmi (Erik Satie, Richard Wagner...), regjistrime nga filma bardhe e zi kult (kinematografia italiane, franceze e sidomos ruse), kolona zanore te festave ne lulishte (stacione radio te huaja ne long-wave), muzika ne sfond kur gatuhej per ndonje mik te dashur, cudia ne vitet '90 perpara kanale te reja ne TV...
Retrofuturista ne kuptimin qe albume e koleksione muzikore qe kane mbeshtetjen e etiketave te pavarura sot (Eastblok Music - Real Sounds of Eastern Europe), por qe ne tingull duken komplet dicka tjeter; sikur jane shirite filmash per tu hedhur ne hapesiren pa gravitet, ritme te kercyeshme hipnotike, riff-e kitaresh te sternjohura, por me ekzekutim te huaj per veshin, shtresa elektronike (synth, moog, software dixhitale te panumert) qe mbeshtjellin, me dashje zhubra-zhubra, bazen primare te kenges, zera te miksuar, cut-and-paste si te ishte qendisje nga nje i/e dehur...
'Retro' sepse nuk eshte ai alt-pop i rafinuar, donwtempo, trip-hop, d'n'b apo IDM (intelligent dance music), por (kjo fije e shtrenjte) qendron besueshmerisht me shume memorie nga e kaluara (pa date!), por me levizje te trupit nga e ardhmja. Dhe me syte e qeshur si te ishte realizim i perplote personal! Muzikalisht, e kuptojne vetem ata tridhjetevjecare qe kane pertypur (ne menyre te mjaftueshme) materie te mirefillte...
For everyone over the 30!
No comments:
Post a Comment