Vetem angleze mund te ishin keta muzikante qe 'tallen seriozisht' me tastiera analoge, duke intriguar me tinguj te nje vizioni te erret cyber-punk, me homazhe grupeve Devo, Suicide, Cabaret Voltaire, Kraftwerk, Atari Teenage Riot etj etj...
Thurja e ritmeve mekanike nxit per deshperim me shije te tharet retro ('futuriste' ne kuptimin e nje elektro-rock-u vintage: ideale per filma B-movies), mirepo me nje dimension te ri, larg elektronikes konvencionale dhe ndoshta me afer krautrok-ut (Tangerine Dream?).

Inati, rebelimi dhe alienizimi i individit ketu merr forma me te mbyllura, te izoluara nga masa, ku eksperimentimi behet i vetmi faktor udhezues i muzikes se Add N To (X) dhe shfaqjet live e punimet artistike (video ilustruese me permbajte te forte vizive, projektime) plotesojne kuadrin e bandes aspak komerciale.
Dhe ne fakt titulli i albumit shpjegon shume gjera: Mbi telat e nervave tone (1998)!
Si tek filmi Blow-Up (Antonioni, 1966) krijohen realitete paralele, ku imagjinata ia kalon realitetit te merzitshem (afrimi me drogat e renda ketu eshte i menjehershem!) dhe sensi i se bukures absolute ekziston vetem ne mendjen tende...
Gjurma e mesiperme 'King Wasp' eshte ajo me e kapshmja per veshin e shumices (nje remake i 'I'm King Bee' nga legjenda blues Slim Harpo); edhe pse ketu blues-it i ka mbetur vetem nervi kryesor dhe pikerisht ky i nenshtrohet operacioneve (kirurgjikale) te notave artificiale te tre te cmendurve!
No comments:
Post a Comment