Ata qe nuk merren seriozisht me muzike ose qe nuk jetojne kaq afer me Greqine, ende mesyjne ne erresire. Termi ‘rebetiko’ u perhaps kohet e fundit ketu ne Itali, fale filmit-dokumentar te Capossela-s me titullin Rebetiko Gymnastas dhe terhoqi vemendjen e te dashuruarve me te kaluaren e gadishullit ballkanit e kulturat qe u perzien keq/bukur nder shekuj.
'Rebetiko’ perfaqesoi nje levizje, nje paradigme ekzistenciale, nje filozofi jete per ata emigrante (fill pas Luftes se Pare Boterore) te cilet u detyruan te lene Izmirin per arsye lufte per tu zhvendosur ne ishujt meme greke… Katastrofa humane qe pasoi theksoi shqetesimin social nga veshtiresite (shprehi e zakone) per t’iu pershtatur kushteve te reja dhe nje stili jete krejt ndryshe. Shume vdiqen nga droga, alkoli e varferia.
Nuk kishte linja udhezuese se si t’i shpetoje atij apokalipsi; grua, femije, te rinj te vjeter u mblodhen tek Mortissa (figure emblematike e botes moderne helenike); nje femer e forte, e pavarur, e vetedijshme pse ra preh e veseve te reja, alkolit, seksit e droges. Ketij personazhi, gati te pabesueshem, i dedikohet kjo muzike; nje larmi pentagramike, dinamike lidhese midis Stambollit e Athines, ku territore edhe me te largeta afrohen muzikalisht (Armenia dhe Kaukazi, ne pergjithesi). Cigdem Aslan lindi e Stamboll, mirepo nderroi vendabanim ne Selanik dhe ka gjak te ndotur me shume prejardhje (ja pse kendon ne pese gjuhe te ndryshme!), me kaq krenari muzikore saqe ketu ne Perendim nuk mund ta dine megjithemend; mund vetem te ndjejne thellesine magjepse te folklorit kur e degjojne te kendoje drejteperdrejte. Aspak nje smalt i fresket kengeve te vjetra; e kaluara ne interpretimin e Cigdem Aslan merr jo vetem forme plotesisht, por te sjell nje dimension tjeter, ne nje levizje pa gravitet (‘To Dervisaki (Küçük Derviƒ)’), dehes, ku erera speciesh te atheta rrugicash qe zbresin poshte kodrinave thuren me kripen e detit…
Porta e Madhe eshte dy hapa nga perceptimi yne! Tashme jo me tekste qe kendohen vetem neper burgjet greke (edhe pse Cigdem preferon te zgjedhe kenge dashurie, ose dashurie te humbur!), kalojne barrieren e te margjinalizuarve (nje lloj ‘blues-i’ grek) dhe trasmetohen ne TV kombetar e arrijne deri ne tavernat e Stambollit. Ne Universitetin e Stambollit Cigdem studjon muzike e pasi bashkepunon ne shume projekte me Dunav Balkan Group, ndermerr ne 2009 nje karriere soliste derisa publikon albumin Song Of Smyrma. Perkrah saj luajne ne kitare Pavlos Melas e ne bouzouki Pavlos Carvalho. Mbeshtetur nga etiketa Asphalt Tango e Berlinit (e njejta e Balanescu Quartet) dhe nga kritike te BBC Radio e revista prestigjoze, Cigdem ka mbajtur koncerte ne Royal Albert Hall te Londres e Pergamon Museum te Parisit.
‘Aman Katerina Mou’ hap albumin dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe; gjurme legjendare rebetiko shkruar nga Panaglotis Toundas e perkthyer ne turqisht nga Cengiz Onural. Motivet e gjurmeve jane ato te ceshtjeve te medha historike te kaluara (disa aq te mirenjohura keto njeqind vitet e fundit!), e per kete fakt karakterizohen nga nje ngarkese tejet te rende emocionale, shpesh rrenqethese (folk otoman e kurd!), ku melodite ngjallin simetrikisht Lindjen e Perendimin, por ruan edhe nje tingull kozmopolitan, te kercyeshem e mjaft popullor ne te njejten kohe (sic verteton zeri i mrekullueshem i Cigdem tek ‘Uƒaklì Kìz (Girl From Uƒak’).
Nese nuk ju duket e pamundur qe ne nje klub ne Amsterdam apo ne Londer, per nje nate, behet nami per dy arsye: rakia e mire dhe rebetiko e Aslan, atehere e besoni mire fuqine e kesaj muzike me rrenjet ne vitet ’20.
Artiste qe i ben te gjithe per vehte, Cigdem Aslan perfaqeson me te drejte Luaneshen e Rebetikos!
No comments:
Post a Comment