06 May, 2014

'THE BIG SHIP' - BRIAN ENO JEP MESIM MBI MUZIKEN ELEKTRONIKE. ME NJE GJURME PO AQ ROCK SA AMBIENT.

Gezohet me idene e njeriut qe deshiron te ike larg ne det apo oqean mbi nje Anije te Madhe.
Nuk e kam idene se cfare ka perdorur ketu ky gjeni i muzikes elektronike (fillimet ne vitet '70; dhe kur une u zhyta ne karrieren e tij prej solisti, nuk dola me gjalle njelloj!); duken si shtresa tastierash elektronike (xhiro bass-i), ose te pakten supozoj te jete dicka e tille... E megjithate, tingull tmerresisht eksperimental, delikat e pas-ambient.
Ndoshta tek te paket albume (Another Green World, 1975) i cili trasmeton imazhe te pastra, fotografi te bukura te mendjes, sekuenca te imagjinates me trajta social-intime e ndjesi ngrohtesie thelle ne zemer.  Pararendes i epokes post-humaniste ku jetojme?
Ah, po eshte enciklopedi me vehte Eno!   





No comments:

Post a Comment