29 May, 2014

YASMINE HAMDAN (SOAPKILLS) - KUR POP-I ZBARKOI NE BEIRUT E PARISI ADHUROI SENSUALITETIN ARABESK















Kane te njejtin mbiemer, Hamdan, si Yasmine ashtu edhe Zed, por nuk kane asnje relate farefisnie. E nuk jane binjake (edhe pse ngjajne)!
Pas luftes civile, rremujave qe zgjaten deri ne vitin 1990, Beiruti pati automatikisht nevoje per nje ere te re artistike, nje fshese qe ta pastronte nga pluhuri, pislleku, por edhe nga perkeqesimi social...
Megjithate, shume elemente nga repertori artistik e kultural i vendit humben perfundimisht. Tani Beiruti ishte i paster akull, por edhe i merzitshem per disa aspekte... Nga ketu emri 'Soap Kills' (sapuni vret).



















Ironia lene menjane, ky duo (Zed Hamdan luante muzike qekur), krjuar aty nga 1997 neper garazhet e Beirutit pati rol si nje nga grupet me alternative te skenes (elektronike) pop libanez. Frymezimi me i forte rrjedh tashme ne gjak dhe keshtu temat e fabulave arabeske risillen me nje ndjeshmeri tipike te Lindjes se Mesme, te mbuluara me eksperimentimet e thjeshtuara elektronike alla-Aphex Twin e butesine e Chat Faker.
Rezultati eshte nje koktej shumengjyresh buze portit te Beirutit, por me kujtesen kur te hedhin ne det per here te pare e ti nuk di te notosh!
Dhe ketu ne Perendim (muzika qe ndjehet nuk eshte dicka qe e meson duke bere kerkime ne web!) pelqehet pamase kjo oferte muzikore. Ndoshta pikerisht se duam te imagjinojme se ai qytet (Beiruti), kultura libaneze, ka qene dicka e mrekullueshme pertej kufijve politike! Me elemente tmerresisht terheqes edhe sot.
E gjuha nuk ka qene kurre barriere ndarese mes popujve, perkundrazi, ka sherbyer si pretekst per masat per te kercyer (nese e ngren volumin lart sa te mos degjosh lajmet ne TV!). Aq sa mjafton per te larguar demonizimin tendencial ne ate pjese te botes keto dhjetevjecaret e fundit...



















Magnetizimi nga zeri e atmosfera sensuale qe Yasmine ngjall, te mbeshtjellin dhe ti pa e kuptuar je duke kenduar, madje ne arabisht; 'wahad, tnain, tleteh, arba, khamsa', edhe pse nuk di asnje fjale ne arabisht!
Reputacioni i mire i Soapkills e i Yasmine Hamdan (lindur ne 1976 ne Beirut, kendon ne dialekte te ndryshme arabe: palestineze, kuwaitiane, beduine, egjyptiane etj) zgjat per nje dekade dhe kjo vendos te stabilizohet ne Paris (merr me vehte plot 60kg me audiokaseta libaneze!) ku njihet me CocoRosie, e se fundmi me Marc Collin (Nuovelle Vague) per te regjistruar albumin e saj te pare si soliste.
Feminilitet ne interpretim e menyra, nuk e di mire, por heren e fundit qe ia prezantova kete muzike nje miku tim, u dashurua me dicka te bukur qe nuk arrinte ta identifikonte kollaj... Reflektim mbi prejardhjen e ndjenjave? 

No comments:

Post a Comment