07 May, 2014

KILL EMIL - 'POR FAVOR' [AFROHUNI PERSERI ME RITMET E RRUGES...]

Lindur ne Brazil aty nga fundi i 1984, familja e Kill Emil trasferohet ne Athine, Greqi, dy vjet me vone. Nje hap i rendesishem fale diferencave kulturore mes keture dy popujve per nje te sapolindur, por si kompensim, nje bollek muzikor tejet i larmishem e priste ne adoleshence, kur filloi te kampjononte ritme elementare hip-hop e beat-e popullore...
Qendroi afer te atit, i cili luante bouzouki e keshtu mesoi te luaje kitare e arriti te regjistroje edhe materiale post-rock, me eksperimente ne tinguj soul, funk, afro etj (mendoni qe hapte koncertet e Imam Baildi ndersa sot ato te dj Bonobo-s)...
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Pas darke vinte muzike si dj per festa e mbeshteste grupe lokale, duke mos fshehur tendencen e tij kundrejt perzierjes se rrymave te rruges me nje prekje hip-hop-i origjinale (te paperpunuar, me baze melodi te hershme, retrospektive e gjalle qe trasmeton shume). 
Terheqja e tij nga ritmet e rruges apo mahnitja nga filmat e vjeter (shpesh ne gjurme degjohen dialogje apo audio e marre nga pjese filmash amerikano-latine apo franceze!) zgjat edhe sot qe ka publikuar dy albume e shume EP e bashkepunime per etiketa te ndryshme (si Microsillon - The French Touch Connection, Carnibal Rec., Riddim Fruit etj etj).
Eshte tip interesant ky Kill Emil e me siguri nuk do mungoje vemendja nga web-kritika.
Nderkohe, hapni dritaret e dyert se muzika duhet te degjohet perjashte; sonte kercehet ne kopsht, mes luleve, vreshtave e ullishteve... 'Porfavor'!
 
 
 
 

1 comment:

  1. e meqe perfaqeson nje kenaqesi 'rrugace' degjimi i ketyre tingujve, albumi i meposhtem ofron material te cmuar shtese:

    http://thefrenchtouchproduction.bandcamp.com/album/microsillon

    ReplyDelete