28 May, 2014

JOZEF VAN WISSEM & JIM JARMUSCH- FAZA QARKORE HIPNOTIKE QE LEJOJNE HAPESIRE MES NOTAVE [THE MYSTERY OF HEAVEN, 2012]

Shumica e puneve te hollandezit Jozef van Wissem  (lindur ne 1962) bazohen ne zbatimin e nje teknike tashme te njohur nga artistet bashkekohore qe luajne instrumente mesjetare/rilindase (afro 1600 vjet pas.e.s) ne kompozimet e tyre; pasqyrimit te imazhit te tablatures (lahutes, ne rastin konkret) dhe ekzekutimit mbrapsht te melodise (si albumi Retrograde, A Classical Deconstruction 002).
Muzike minimale qe, sic e pemendem, nuk ndjek ndonje rrjedhe lineare progresive, por qendron e qete me te njejten peshe intensiteti e klime tingujsh (e konceptesh). Pershtypja qe ngjeshet ne vemendje eshte se Jozef Van Wissem respekton rregullisht njefare tradite te lahutes (temat delikate te Mesjetes) me nje manipulim elektronik (shtremberime kitareske, drone music) dhe ndoshta kjo perben formulen e bukurise ne muziken minimale tijen.






Tone te ngrohta baritore, ndjenja baroke, nje spiritualitet i ngjashem me filozofine Zen, rrefime te pashprehura te zemres, udhetime ne natyren e virgjer nordike mbushin lirine e te dashuruarve te vetmuar...  
Ne filmin e shumepritur, komentuar si 'kripto-vampiresk' (dy te dashuruar prej njeqind-vjetesh e te pakenaqur nga humaniteti i sotem!) te Jim Jarmusch (Only Lovers Left Alive 2013), ky i fundit merr hua muziken e albumit madheshtor The Mystery Of Heaven (2012); te dy ishin njohur ne rruget e Nju Jorkut ne 2006 dhe pervec bashkepunimeve (se fundmi luajne live ne Project room te Bruklin-it ne 2011) lidhen nje miqesi qe zgjat edhe sot...
Jarmusch e pershkruan tingullin e lahutes si 'ngjyre te kuqe, si dielli' dhe tingullin e kitares se tij si 'ngjyre blu, ose merkur, si Hene'...

No comments:

Post a Comment