Sic e shpjegon vete Alec K Redfearn: "Eyesores luajne muzike krijuese qe prej 15-vjetesh dhe perbejne nje ansambel te papenguar nga etiketat, mjaft te veshtire per tu kataloguar ne rryma".
Disku i tyre i shtate (Sister Death, 2012) nuk ka te krahasuar ne skenen muzikore te nendheshme (underground) duke u shtyre gjithnje e me shume ne kerkim te nje tingulli te ri, kesaj rradhe idealisht ne Evropen e Lindjes (bej me mendje nje linje nga Irlanda, duke kaluar ne Transilvani, e deri ne Ballkan), ku fizarmonika kryeson instrumentet e tjere te pazakonte (piano Wurlitzer, kitare havajane, ukulele, dy bas-e etj).
Mbulesa e ketij albumi psikedelik shfaqet me nje bukuroshe duarhapur, si per te parashikuar titullin. Alec shoqerohet, pervecse nga nje ushtri me muzikante te mirenjohur, edhe nga chanteuse Orion Rigel Dommisse (dhe ne fakt duetet dy-zerash jane mes te dyve!).
Une i falenderoj vecanerisht per cilesine e mire ne kete eksperimentim te habitshem dhe origjinal (folk, rock, dark, balada...), plot gjelberim te perjetshem, shfryerje te shfrenuar te shqisave, thesare te fshehura (te pallogaritur!) dhe zjarrit te rastesishem qe digjet ('Fire Shuffle').
No comments:
Post a Comment