30 March, 2017

NATEN NDIZNI NJE PISHTAR E KENDONI ME ALELA DIANE GOSPEL-IN E PIRATEVE [THE PIRATE’S GOSPEL, 2006]

Te jetosh mbrapa pyjeve, ne kontak te forte me natyren. Tregime ne salca folkoristike per udhetimet e pirateve. Per ku? Ne fund te botes, sigurisht!
Qarkullon prej 10-vitesh Alela Diane, ka moshen time dhe vjen nga Kalifornia. Ze sirenash me formim fillestar prej koreve shkollore, vetmeson kitaren dhe merr hov ndersa kolegia (me me fame ne kohe) Joanna Newsom e fton ne koncertet live ne Nevada City (Kaliforni). Te njejten gje benin Akron/Family dhe madheshtorja Vashti Bunyan!



















Primitivizem i formuar nga origjina, vendlindja, kendveshtrimi qe merr ndaj botes ku jeton, heqjet e dores nga shume pretendime, perulje perpara jetes ne kuptimin thelbesor te sajen; ta jetosh cdo dite, ne menyre te thjeshte! Dhe tekstet e gjurmeve jane po kaq elementare; te perfolura kontekste sociale e kulturale, Diane mund t’i perserise pafund dhe sahere ruan nje rezonance emocionale tipike. Pasuria tingelluese e muzikes ushtron nje ferkim te forte, duket sikur hyn ne harmoni me vete lekuren (“Can You Blame The Sky?”).

Dhe kaq eshte dhe propozohet si kolona zanore filmash e serialesh te suksesshem “made in – ne mes te se humbures – USA” xhiruar ne shkretetira e zona pothuajse te harruara nga Zoti e shteti. Aty ku ankthet rurale e pastertia e shpirtit perzihen keq!

Add another flame
To our forest
Where big bellied whales
Keep us chanting
We’re slapping fireflies
For tiny dancers
Where the children creep
Until the morning
When the sun does seep
Into our fair flesh
Until the fingernails
Will take us home

“The Pirate’s Gospel” eshte njelloj kulmi i albumit debutues me te njejtit titull (2006); njembedhjete vite dedikuar plot hir folk-ut te te thellit territor trashegues artistik te kontinentit (ja pse flitet edhe per stil Americana)...

No comments:

Post a Comment