14 February, 2017

FLAKO - "THE ODD AND THE BEAUTIFUL" [NATUREBOY, 2015]. MUZIKE ELEKTRONIKE ELEGANTE?

Kaq dihet mbi kete artist!
Nxitur fillimisht nga nje dashuri per hip-hop-in instrumental, skicat muzikore te Dario Rojo Guerra (ne art Flako) ndertohen mbi nje ze te ngrohte, organik, shpesh i drejtuar nga perkusione latine. Stil qe reflekton trashegimine e tij gjermano-kiliane (origjine nga Kili), duke u etiketuar (me shume veshtiresi!) si eksperimentues i elektronikes me pak te njohur nga masat. 




















Albumi ne fjale debutues (Natureboy, 2015) terhoqi mjaft vemendjen e kritikuesve fale kesaj freskie ne origjine, aftesise se tij te zhdervjellet per shumellojshmeri ne referenca (cumbia, ritme latine, ambient tipit Vangelis...); gjithcka perpunuar e ngjitur me saktesi ne synth (ketu poshte zgjodha "The Odd & Beautiful" , por me gjithemend, albumi paraqet gjurme me te vertete interesante)! 
Tentative per nje ekuiliber zanor (me momente urgjente ne shpejtesine e rrahjeve-per-minute/bpm,  alternuar me ngadalesi soul-i delikat).
Titulli i albumit? Ftese per udhetim; per ta na larguar nga kjo gri-ja e qyteteve evropiane, tutje ne nje ishull te larget. Organik!



No comments:

Post a Comment