Ka kenge qe nuk plaken, dihet! Jo sepse jane perfekte, por sepse kane dicka brenda qe vazhdon te levize edhe kur koha ka kaluar prej kohesh. E te mendosh qe po i bej referim epokes se Woodstock apo ndryshe fund te Gjashtedhjetave!
Shocking Blue vijne nga Holanda (me ne fund nga Evropa!) e fundit te viteve ’60, nje grup qe leviz mes rock-ut psikhedelik, pop-it dhe atij tingullit pak te erret e sensual qe karakterizonte fundin e dekades. Ne qender, zeri i Mariska Veres; i forte, misterioz, pothuajse hipnotik.
Pastaj eshte Venus - nje riff kitarre qe e njeh edhe pa e ditur kush e ka shkruar. Nje melodi qe duket sikur ka ekzistuar gjithmone. E publikuar ne 1969, kenga u be nje hit boteror, por per mua ajo funksionon me mire jashte historise se klasifikimeve: si nje fragment i asaj kohe kur rock-u ende mund te ishte i cuditshem, sensual dhe pak psychedelic pa pasur nevoje te shpjegohej.
Shocking Blue nuk jane vetem "Venus". Dhe ndoshta kjo eshte pjesa me interesante. Ka aty nje perzierje te vecante te rock-ut amerikan, psikhedelise, pop-it europian dhe nje lloj elegance te ftohte holandeze.
Ja nje kartoline nga e dashura e te gjitheve:
Por Venus mbetet ajo dere e pare kur te mirepresin.
E degjon sot dhe menjehere te con diku tjeter. Ne fund te viteve ’60, ne nje klub te vogel, me drita te zbehta, amplifikatore analoge dhe nje ze femre qe del nga muzika si nje figure qe nuk ka nevoje te shpjegohet.
Afersisht 'parajse' per kedo qe dashuron Muziken!
No comments:
Post a Comment