08 August, 2026

    DAM DHE "EMTA NJAWZAK YAMMA": KUR IRONIA BEHET ARME MBIJETESE

    Mami apo tezja apo nena qe pyesin pareshtur "kur do te martohesh?" nuk eshte thjesht nje personazh komik; eshte zeri i nje presioni shoqeror qe cdo i ri / e re, ne cdo kend te botes, e njeh mire. DAM e kthejne kete pyetje ne nje himn ironik qe di edhe te qeshi, edhe te therrase.




    DAM nuk jane thjesht nje grup rapi, jane pionieret e hip hop-it palestinez (po, e lexuat mire!), ata qe hapen nje gjuhe te tere per nje brez qe nuk kishte se ku ta shprehte zerin. Nga Lod (ose ndryshe Lydda, Lidd arabishrt, afer Tel Aviv-it), ne mes te nje realiteti politik e social qe rralle here lejon humor, DAM kane gjetur menyren per te folur per gjerat me te renda pa e humbur kurre buzeqeshjen ne fjale.
    "Emta Njawzak Yamma" (nga albumi Ben Haana Wa Maana, 2019) merr nje situate qe cdo i ri ne bote e njeh - nenat qe pyesin pareshtur "kur do te martohesh?" - dhe e kthen ne nje pasqyre te vockel te krizes se brezit te ri. 
    Pas satires, ndihet nje e vertete e hidhur: te rinjte sot perballen me pasiguri ekonomike, kredi qe s'mbarojne kurre, dhe deshiren per te gjetur veten para se te ndertojne nje shtepi per dike tjeter.
    Kjo eshte forca e vertete e DAM: te dine te qeshin me dhimbjen pa e mohuar ate. Beat-i (rrahjet) eshte i gjalle, energjik, i tille qe te bejne te kercesh, por fjalet, nese i degjon me kujdes, te lene nje njome (ose gelbaze) ne fyt.

    Muzika underground e mire nuk ka nevoje te jete gjithmone e erret per te qene e thelle. Ndonjehere lavdia me e madhe eshte ta thuash te verteten me nje kenge qe te ben te qeshesh, edhe kur ajo qe po thote nuk eshte aspak per te qeshur.

    No comments:

    Post a Comment