Showing posts with label bishti i bardhe. Show all posts
    Showing posts with label bishti i bardhe. Show all posts

    13 September, 2011

    BISHTI I BARDHE

    Bishti i Bardhe
    Zogj metalike
    siper ne lartesi
    fluturojne
    ne pemet pa gjymtyre
    Jehonat e tyre
    neper kutite e vogla
    atmosferen unazojne
    Mrekulli krijojne
    pa na lajmeruar
    Me cizme mes
    mbeturinave te tregut
    Symbyllash
    vetmine tone ndjejme
    Te ulet
    Vullneti i vertete
    tregoi fytyren e tij
    Por vetem per nje çast
    fatkeqesisht
    Valet e huaja
    diten flakin tutje
    Nga drure te vdekshem
    ngrohemi cdo mbremje
    Lule blejme
    Nuk besojme as tek magjite
    Shpirtrat tane
    kycur ne kafaze te ndryshkur
    si kanarina veprojne

    [ marre nga vellimi 'Porta e Qilarit', dhjetor '10 ]