08 September, 2015

    BARIS MANCO ME 'GÜL PEMBE' (1991) - POEZIA TURKE QE SHKUND TERESINE

    Meqe vellait i ishte vene emri Luftar se lindi ndersa filloi Lufta e Dyte Boterore, ketij iu dha Baris - Paqesor ne turqisht, meqe prinderit iu gezuan perfundimit te luftes...
    Mirepo nuk do degjojme per njeriun, por per vepren.




















    Epo, nuk eshte kaq e thjeshte ta shpjegosh: ndoshta nje force (ose me mire fushe), meqe entitet i padukshem! Nga ana tjeter si mund te likuidosh ate cfare perjeton njeriu (nje gjyshe ta zeme!)? Se medoemos nuk mjaftojne fjalet e thena...
    Nje poezi kjo "Gülpembe" qe rralle e ndjen ne kushte te zakonshme zemre...
    Arome (trendafili?) thuajse ngjyre dinamike, magnet i kuptueshem, njelloj pasioni i drejte, vrull i metutshem afshor, lidhje prinderore e celikte, delikate si e pelhurte, me ze te qendrueshem, ideal per poema nxitese rinore, ritem qe ledhaton shpirtin thelle-thelle si asnje ndalese artistike, qofte sporadike...  

    06 August, 2015

    NINI ROSSO - "LA BALLATA DELLA TROMBA (1961)"

    Ricordo il suono di una tromba
    in quel cortile senza sole
    e suonava e suonava tu piangevi

    Ballata triste di una tromba
    per un addio senza parole
    e suonava e suonava ti perdevo



    18 July, 2015

    "CALVARY" (KINEMATOGRAF, 2014) - FILM I KOHEVE TONA ME KARAKTER KRYESOR NJE PRIFT

    Keshtu behet nje film me karakter kryesor nje prift. Po. Dhe i vertete me sa s'ka!
    Filmi i ri irlandez, "Calvary" (2014) eshte nje ekspedite e ashper e cila na paraqet pasojat e klimen e nje Irlande pas-klerit-skandaleve-seksuale.
    Nje histori e forte, pa iu dredhur qerpiku, sigurisht fiktive, por qe terheq si automjet i prirur drejt pyetjes "Perse? Si ndodhi qe ne u katandisem kaq tmerresisht keq?"




















    Perse te vrasesh nje prift plak, pedofil, abuzues dhe katil. Tashme do jete i vdekur!
    Perkundrazi, duke vrare nje prift te mire, te perditesuar ne figuren e nje burri (aktori irlandez Brendan Gleeson), shtylle e mirekuptimit, dashamiresise dhe i vetedijshem rreshqitjeve dhe dobesive te jetes, shkakton reflektim, ngjall tronditje... Shpresohet nje reagim i ngjashem!
    Dhe ti merr hak per te keqijat ne femijeri qe ke dashur te vuash pikerisht nga Kisha, nga nje tjeter prift...
    At shembullor ne prag te diteve te fundit (shtate dite derisa vrasesi i deklaruar te kryeje krimin!) ku merr akoma fryme sa per te vertetuar edhe nje here (pa)besimtaret.
    Ati yne eshte nje njeri i hapur, ndryshe nga figurat e vjetra te kultit fe apo si institucion lavires kundrejt fuqive dhe parase. Dhe zor se gjen antiteze mbi kete ceshtje... E fshehura nuk ben pjese e Atin tone, me mendje e kembe ne toke. Nuk u trembet dhimbjeve me te thella te shpirtit te njeriut te thjeshte. Nodhta sepse ai nuk eshte i thjeshte, nuk eshte i zakonshem. Te pakten nuk mund te jete i tille ne ditet e sotme, ku hipokrizia e perhumbja e zemrave ben kerdine neper qytete e fshatra "te modernizuara". 





















    Gjithkush e quan Atin "At."
    Edhe ne qofte se ata e bejne kete ne nje menyre te hidhur, ajo gjithmone duket te jete nje njohje e identitetit te tij te vertete. Ajo e verteta qe sa vjen e u duket kaq larg syve tane te mjegulluar sot...
    Filmi mbyllet me kolone zanore po kaq prekese sa deklarata e mesiperme...

    09 July, 2015

    FOSH NJE

    Momenti
    tu shprehur per tani.

    Ngjitur, perbrenda levozhges rri.
    Pret meson jo fshehurazi.

    Hapur si gjymtyret qe i gati,
    tashme duken. Njembedhjete!

    Mendja fluturon. Jave.
    Zbret po.

    Kap e arrin mos,
    cipa te urta. Mendjet?

    Njohuri jetese me
    rregullisht mbush.

    Jane ne dy qe heshtin,
    paralelisht. Qetesi!

    Cdo nderpritet aktivitet,
    kohesisht per.

    Tjeter fillim.
    I e stermadh. Gji.

    Deshire, perlejim i bute.
    Kushtim per! E re fryme.