Cdo dite te bekuar (ose te mallkuar, varet si te kapi!) dal ne mengjes per te shkuar ne pune. Ka dy jave qe rruget jane te mbushur me debore dhe eshte nje ngjarje gati e rralle ketu ku jetoj!
Pres i perpikte te ndalesa e autobuzit dhe ky nuk vjen... Ve kufjet, edhe pse pa ato veshet e mi keputen nga te ftohtit. 'Play' dhe degjohet 'Melting Pot': asnje fjale, as nuk marr fryme me. Booker T. & The MG's. Cilet jane? Mos jane po ata te instrumentales 'Green Onions'? Memphis Soul? Stax Records? Nuk ka kohe per te arsyetuar...
Eshte trupi qe pulson, jo me nga temperatura e ulet. Me ngadale jane shpatullat qe e marrin kontrollin, tunden nen kete ritmin soul, funky... Eshte 1971.
Pak me tutje njerez te mberthyer deri ne fyt me rroba te shumta nisen per ne pune. Edhe ata kane ftohte! Bora zbret poshte papushim. Eshte e turbullt. Rruget akull. Une ftohte nuk kam me.
No comments:
Post a Comment