10 February, 2012

ITALIANET KRISMA DHE MELODIA NE POST-PUNK

















E pranoj: eshte nje dobesi imja. Bie shpesh ne nostalgjine e rrymes post-punk te Evropes ne fundvitet '70 dhe ne fillim te viteve '80.
Keta qe po prezantoj kane patur jo vetem gusto (sa per te ndenjur ne temen italiane), por shume, shume shume kurajo! Ne mes te eksperimenteve te rebelizmit punk, zhurmave te muzikes industriale, ndikimeve dadaiste dhe elektronikes si mode, i rikthyen vleren simbolike melodise.
Krisma (ose Chrisma) jane nje grup italian post-punk, krijuar rreth vitit 1976. Ky eshte fakt. Se pastaj i shtojme obsesionin e Christina Moser per look-un dhe sjelljen pro-punk ne adoleshence dhe eksperimentet elektronike te Maurizio Arcieri, behen edhe me interesante.
















Dy gjurmet qe bejne (me te vertete!) te dashurohen vajzat e djemte me muziken (romantike?) dhe klubet e vogla ne periferine e qytetit jane 'Aurora B' dhe 'Lola'. Eleganca made-in-Italy, valzeri, pseudo-tango dhe synth-e qe imitojne fizarmonika elektronike bejne si sfond ideal per vallezim ne fund-mbremjeje.
Ulen dritat, shkelqejne akoma celefonat e dekorimeve dhe vetem puthje degjohen...


No comments:

Post a Comment