13 September, 2012

THE SOUND DEFECTS - DOWNTEMPO THRILLER ON THE ROAD


[telling a story] Ana dhe une u ulem ku na thane ne restorant. Porositem vere te kuqe, salmon dhe perime ne avull.
Eshte e veshtire te fillosh te tregosh per nje udhetim ne Nju Jork, pa permendur muziken qe degjohet ne lokalet ne Harlem.

[Downtempo] ('nenkohe'), hip-hop old school (shkolla e vjeter), funky (ritem afrikano-amerikan), kolona zanore per kinematografi te viteve '70 (sot parapelqim i regjizorve tendence Tarantino, Coen, Refn); kater elemente qe pershkruajne kenaqesine qe shoqeron degjimin e The Sound Defects dhe albumit The Iron Horse (2008). Ushqimi alt ben vetem si sfond i pelqyeshem per te marre kurajon dhe per te kercyer ne mes te restorantit me pak drite. (Me pas brandy te stazhinuar) Vellait e motres qe tunden nen ritmet e ngrohta hip-hop i bashkohet dhe qeni i madh verdhosh Anthony!
[thrill] Krye-kuzhinieri fillon e na tregon fotografite e vajzes se tij adoleshente gjysme-te-zhveshur ne iphone per te na treguar sa i hapur eshte si tip! Turistet japoneze e amerikane ulerasin akoma me shume per te porositur perseri alkol. Nga tavolina perballe dy gay nuk na shqisin syte per asnje moment... 
[on the road] Therrasim taksine dhe i drejtohemi periferise se rralluar. Leme qendren me dritat, zhurmen, hipster-at alla-kosmopolitan me veshjet ndricuese nenprere, vajzat me minifundet/shorts marramendese, djemte me cigaret ne goje, veturat qe nxitojne mekot, shtepiaket me qente ne xhiro, te fejuarit qe grinden me ze te larte, te pastrehet qe flejne poshte qiellgervishesave, te zinjte (men) qe vishen me firma fallso... Te gjithe ne rruge keta. Rrofte metropoli!
E te mendosh qe kjo muzike 'e piset' qe luajtur me kohe nga zezaket me mjaft sens humori! Ndoshta eshte muzike vetem per kufje e altoparlante...
Dirty sound makes people dirty!  
[ ps: Flm E. ]

1 comment:

  1. te shijon shume kur e lexon nen tingujt e tyre.
    nice one X.

    ReplyDelete