03 September, 2012

S.U.N. PROJECT WORKS - WHAT IT WOULD BE LIKE TO CONTACT SPACE ANGELS ON A MISSION












Hamburg, Gjermani.
Vetem pasi mora kurajon dhe degjova me shumice gjurme, remiksa e plejlista papushim nga blogu psytrance, shkarkova skedare .rar dhe 'u zhgerryta poshte ne ndergjegjen time' me keto ritme.
Te kujtojne megafestat rave, km larg qendrave te banuara, te organizuara ne minuten e fundit [nuk e di mire si ia keni arritur ju djem e vajza, meqe interneti nuk kishte kete perhapje si sot!] per te mos terhequr qente e antidroges apo policine komunale.
Zakonisht ne pyll, me lazerat psikedelike qe shndrisin gjethet, pemet qe nxisin vizione rrenjesore, i gjithe instalimi perfaqeson vazhdimin e asaj nenkulture acide (Goa ne fundvitet '80?), nen efekte tundimi, shfaqje ekzaltimi, gjendje psiqike te tendosura, ritme tribale, iperbeat, downtempo, aparate dritash te kushtueshem, drogat e klubeve, amfetamina  e -ina te tjera...

Sun Project (Stupid Unrespectful Noise Project) neper dekada i qendrojne besnike ketij prezantimi! Me albumin EP Sun Project Works (2012) projektojne pamje aktuale te perhumbjes ne atmosfera trance, universe paralele tingujsh, diskotekave nentoke, me gjuhe trupash individuale, sy te kuqe, buze te thara e veshje unike ne ndonje mengjes te se dielave...
Sic do te thoshte nje roje personale ne hyrje te klubit ne Hamburg: "Morning psychedelic trance. Enjoy it!"    

No comments:

Post a Comment