Villa Simonetta eshte nje vile me strukture te embel nga koha e Rilindjes ne Milano, ndertuar ne shekullin e 15-te. Tashme i perket Shkolles e Muzikes dhe shpesh ka koncerte prestigjoze me artiste qe luajne blues e jazz. Nje nga keto, ne vere te ketij viti, ishte ai i Ilhan Ersahin dhe grupi shoqerues Istanbul Sessions.
Shume nuk besonin se do realizohej koncerti se koha nuk premtonte asgje te mire. Qielli sterr i zi kercenonte per shi dhe stuhi verore. Ne ishim ulur qe heret dhe mes nje gllenjke whiskey dhe nje tjeter foto, po prisnim te hipnin ne skene artistet dhe ne vecanti saksofonisti tenor flokegjate Ilhan.
Parakohe pikat e para te shiut zbriten dhe duke buzeqeshur kap saksofonin dhe i fryen, per here te pare. Qetesia u ngul perreth nesh, asnjeri nuk mori fryme, zhurma e ujit qe pikonte u perzie me dritat e gjelberta dhe te kuqe te fareve dhe hipnotizoi oborrin e viles.
Ritme bass-i te kercyeshem, instrumentale vrasese, ngrohtesi e fresket, agoni e pelqyeshme, ekzekutim likuid, nota synth-i me efekte elektonike shoqeronin saksin ngjyre te florinjte...
Ilhan Ersahin lindi ne Stokholm, levizi e luajti jam-sessions nga Nju Jorku deri ne Boston (ndikime Coltrane, Henderson), mirepo edhe ruajti zhvilloi njefare ndikimi personal ndaj origjines turke (gjurmet 'Bosphorus', 'Oriental Wind', ) duke spikatur ne skenat internacionale.
Elemente jazz-i me muziken e Lindjes se Mesme kane lene gjurmet e veta ne albumet e fundit (sidomos Home, 1997), per tu riformuar me me fund me Istanbul Sessions (bashkepunimet me Eric Truffaz, degjo siper 'Freedom') ne albumin homonim dhe me pas me Night Rider, 2011. Megjithate asgje nuk e zevendeson shfaqjen live te ketij artisti dhe fryma qe krijohet ne skene dhe poshte saj!
No comments:
Post a Comment