"Brian Boru" i perkushtohet nje mbreti irlandez i cili thuhet bashkoi liderat e tribuve irlandeze per t'i bere balle vikingeve.
"Tri martolod" - "tre marinaret e rinj", interpretuar nga Stivell aty ne vitet '70 (albumi À l'Olympia, 1972).
Edhe nje foles i mirenjohur i gjuhes angleze, nuk mund te kuptoje ne shumicen e rasteve cfare kendon Alan; eshte nje shkrirje frazash bretone (gjuha "cornish" province e Frances ne veriperendim) ne nje theks prej Uellsi. Rajon edhe sot me nje kulture te forte shumevjecare (ish pjese e perandorise romane dhe e provinces se Uellsit ne vitet 51 p.e.s)
Alan Stivel, per ate qe nuk e njohin, perfaqeson zerin legjendar te harpes kelte (instrument qe rilindi me kete familje, ne fakt). Ishte akoma femije kur e konsideronin mjeshter te harpes kelte!
Nje tingull medoemos verior, barok, gotik, mesjetar, me shprehi te forte vendase. Mirepo kultura (dhe muzika) nuk njeh kufinj kur behet fjale per respekt, "infekton" kedo me ndjeshmeri te ngjashme, nxit per ruajtje te simboleve e zakoneve ne zhdukje...
Vete pozicioni i Bretonise midis Frances dhe ishullit britanik, percon ne fabula, tregime popullore e histori te mocme ne kohen e vikingeve dhe betejave per te ruajtur traditen, gjuhen e kulturen.
Bretonet si popull mikprites, paqesor e me shume rite; kete perfytyrim Alan Stivell eshte munduar (me shume sukses) ta interpretoje ne cdo album tijin, ne cdo kenge e recitim. Praktikisht, nje histori qe vendoset vecmas asaj franceze e angleze, larg idese se globalizimit dhe standardizimit te socem... Nuk ka asgje te keqe, madje kemi nevoje per kesisoj rastesh gjeosociale.
Sic thote vete Stivell: "deri ne njefare grade i ben mire njeriut te ndjehet pjesetar i nje qytetarie, njelloj filozofie Qytetar i Botes". Te pakten per shfaqjen e nje kulture te vertete-ekzistuar, qe u mbrojt per te garantuar vazhdimesi. Mirepo, tingulli kalon etnine, perzihet me muziken boterore (world music); bashkepunimet e Stivell me emrat me te njohur te muzikes folk, kelte, afro, rock etj jane te panumerta... E paevitueshme, sepse ndajne te njejtat ideale; identitetin e nje komuniteti. Nuk behet fjale per flamur e koordinata gjeografike, as per endrra te vjetra per bashkime, por per mbijetese; mbijetesen e nje tregimi jetik me trashegimi dymijevjecare!
Ate ne sot e vleresojme thjesht duke degjuar e kercyer muzike irlandeze/kelte sapo na jepet shansi, duke njohur karakterin e forte kembengules! Dhe rralle enderrojme sikur te jetonim ne ate kohe per te shijuar njehere ato realitete unike kur bota nuk dukej kaq e vogel sa sot.
Fuqia e muzikes, mrekulli e legjendave si Alan Stivell!
shume flm per kete post. kam nje simpati dhe pelqim te vecante per kete lloj muzike si dhe kulturen e tyre.
ReplyDeletealan stivell e degjoj qekur isha akoma adoleshent se me dukej vetja evropian-banues mbrapa ne kohe, ne territore me kalores, si ne filmat me shpata... sikur e verteta dilte ne pah shpejt dhe bukur.
ReplyDeletekam debolese per kontinentin tone te vjeter, ashtu si per muzikat autentike te lokaliteve nordike.
e dija thelle-thelle se do e vleresoje!
po te le me me shoqeruesen ne duetin e mesiperm: quhet Nolwenn Leroy: https://www.youtube.com/watch?v=BRLfx5vr5rA
pacim Eni,
X
rrofsh Xander :))
ReplyDelete